1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Koreja e Veriut testoi të dielën (5.4.) një raketë. Testi hasi në protestë të ashpër ndërkombëtare.

Raketa Taepodong-2 ka një rreze të gjatë veprimi, që teorikisht arrin deri në brigjet perëndimore të SHBA-së.

default

Nisja e raketës, 4 prill 2009

Parashikimi i motit të dielën për Musudanrin, baza koerano-veriore e raketave, ishte kohë me diell dhe pa erë. Kushte ideale këto për nisjen e paralajmëruar të raketës nga vendi komunist gjë, që Japonia, SHBA-ja dhe Koreja e Jugut e konsiderojnë si shkelje të Rezolutës së OKB-së 1718.

„Sot në orën 11.30 Koreja e Veriut nisi raketën e saj.“

Këtë e deklaroi sekretari i shefit të kabinetit qeveritar japonez rreth një orë më vonë. Në këtë kohë ishte më se e qartë, që raketa koreano-veriore sipas planit kishte fluturuar mbi veriun e Japonisë. Qeveria e Koresë së Veriut i njoftoi zyrtarisht autoritetet përkatëse ndërkombëtare se shkalla e parë e raketës ra në perëndim të ishullit kryesor në detin Japonez dhe shkalla e dytë në lindje të Japonisë në oqeanin Paqësor.

Nordkorea Raketenstart Protest Japan

Protestues në Tokio

Forcat japoneze të vetëmbrojtjes në prefekturat Ivate, Akita si dhe në Tokio kishin instaluar raketapritëse, të cilat nuk ishte e nevojshme të ndërhynin. Japonia pat njoftuar se do ta godiste raketën, në rast se ajo do të dilte jashtë kontrollit.

Vënia e raketës në provë ka rëndësi të madhe për politikën e brendshme në Korenë e Veriut. Kim Jong Il, udhëheqësi autoritar i vendit të izoluar, verën e vitit të kaluar ka shumë mundësi të ketë pësuar një paralizë. Vëzhguesit spekullojnë ndërkohë për humbjen e pushtetit të tij dhe për mundësinë e një pasardhësi. Me provën e raketës, që u kritikua ashpër në nivel ndërkombëtar, Kim Jong Il mund të dëshmojë se ai vazhdon t´i ketë frenat në dorë. Përveç kësaj ky test është edhe një reklamë e mirë. Sepse teknologjia korenao-veriore e raketave me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi është një burim i rëndësishëm për thithjen e valutës në vendin e varfëruar.

Nordkorea Machthaber Kim Jong Il mit seinem Rgenschirmträger

Kim Jong Il

Realizimi me sukses i provës së kryer nga vendi i varfër komunist i shërben atij si një mjet i fortë presioni në bisedimet me SHBA-në. Koreja e Veriut kërkon furnizime me energji dhe lëndë të para si kompensim për të hequr dorë nga programi bërthamor. Qysh prej marrjes së postit nga Presidenti Barack Obama, në SHBA nuk janë zhvilluar më bisedimet gjashtë palëshe mbi programin bërthamor të Koresë së Veriut.

Në samitin BE-SHBA në Pragë, kryetarët e shteteve dhe të qeverive të dielën u prononcuan qartë lidhur me problemin e programit bërthamor të Koresë së Veriut. Në konferencën e shtypit Presidenti i Komisionit të BE-së, Jose Manuel Barroso theksoi: "Sot BE-ja u bashkua, duke dalë me një deklaratë të përbashkët me SHBA-në, lidhur me Korenë e Veriut. Kjo është një deklaratë mëse e qartë. Ne duam të bashkëpunojmë me SHBA-në dhe me bashkësinë ndërkombëtare brenda kuadrit të OKB-së e si rrjedhojë ne kemi një pozicion të përbashkët. Në deklaratën tonë të përbashkët është e qartë, se Koreja e Veriut nuk mund të realizojë as pranimin e saj ndërkombëtar dhe as zhvillimin e saj ekonomik të lidhur me sistemin ndërkombëtar, pa hequr dorë nga qëndrimi i saj kërcënues dhe pa bashkëpunuar për arritjen e një marrëveshjeje në bisedimet gjashtëpalëshe. Ne si BE jemi gati ta ndërmarrim këtë hap dhe për këtë kemi rënë dakord sot edhe me miqtë tanë amerikanë."

Autor: Peter Kujath/Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi: Angjelina/Verbica

  • Data 06.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HR6o
  • Data 06.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HR6o