1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Koreja e Veriut provokon sërish me raketa kozmike

Shqetësim për raketa me mbushje bërthamore pasi Koreja e Veriut njoftoi se ka nisur me sukses një raketë kozmike. Koreja e Jugut do të instalojë një sistem për mbrojtje prej raketave.

Pavarësisht kritikave masive ndërkombëtare Koreja e Veriut ka njoftuar se ka nisur me sukses një raketë kozmike. Raketa është lëshuar rreth orës 01:30, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut. Radiostacioni japonez NHK njoftoi gjithashtu për këtë start. Raketa kishte fluturuar mbi ishullin jugor japonez të Okinavës në drejtim të Oqeanit Paqësor. Ushtria japoneze nuk u përpoq ta kapte atë. Kryeministri japonez Shinzo Abe e kritikoi ashpër këtë test dhe e quajti atë një shkelje të rezolutave të OKB-së. Japonia nuk ka marrëdhënie diplomatike me Korenë e Veriut.

Mediat shtetërore të Koresë së Veriut cituan Agjencinë Kombëtare për Hapësirën Kozmike, se raketa transportuese hodhi në orbitë një satelit vëzhgimi. Koreja e Veriut e ka spostoi përpara lëshimin e raketës, gjë që fillimisht qe parashikuar të bëhej mes datës 8 dhe 25 shkurt.

Shqetësim për raketa me mbushje bërthamore

Shërbimet sekrete të Koresë së Jugut kanë të dhëna se regjimi në Pjong Jang do të bëjë së shpejti një provë tjetër bërthamore. Ky do të jetë testi i pestë bërthamor citoi agjencia e lajmeve e Koresë së Jugut deputetë në Seul, të cilin ishin informuar në lidhje me këtë nga shërbimet sekrete.

Një sërë shtetesh e e kritikuan lëshimin e maskuar të një rakete ushtarake me rreze të gjatë veprimi. Ekziston frika se Koreja e Veriut mund ta përdorë atë për të qëlluar me koka me mbushje bërthamore. Me raketa të tilla Koreja e Veriut do të ishte në gjendje të sulmonte jo vetëm Korenë e Jugut dhe Japoninë, por edhe SHBA-në.

Koreja e Jugut do të instalojë një sistem për mbrojtje prej raketave

Koreja e Jugut njoftoi për shkak të rrezikut prej Koresë së Veriut se do të fillojë bisedime me SHBA-në për stacionimin e sistemit amerikan të mbrojtjes prej raketave Thaad. Kina dhe Rusia janë kundër një stacionimi të tillë.

Presidenti i Koresë së Jugut Park Geun-Hye e akuzoi regjimin komunist në Penian për një provokim të rëndë, që nuk mund të tolerohet. Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry e dënoi hedhjen e raketë si një kërcënim për sigurinë e rajonit dhe të Shteteve të Bashkuara. Ai theksoi se SHBA e kanë detyrim mbrojtjen e aleatëve, përfshirë dhe Korenë e Jugut dhe Japoninë. Me kërkesën e Koresë së Jugut, SHBA-së dhe të Japoni-së mblidhet për këtë çështje në një sesion urgjent edhe Këshilli i Sigurimit i OKB në Nju Jork .

Kina dhe Rusia ushtrojnë gjithashtu kritikë

Edhe Kina, e cila është tradicionalisht aleate e ngushtë e Koresë së Veriut, ushtroi kritikë. Hedhja e raketës do t'i ashpërsojë tensionet në gadishullin korean, u shpreh qeveria kineze. Me tone të ngjashme u shpreh edhe Moska. "Ne jemi të detyruar të konstatojmë se Koreja e Veriut nuk ka shkelur edhe një herë tjetër në mënyrë provokative ligjet ndërkombëtare", u tha në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme në Moskë.