1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kontroll më efikas në sistemin e sigurisë

Fatos Musliu / Shkup4 Dhjetor 2008

Parlamentet në vendet e Ballkanit duhet të bashkëpunojnë më ngushtë me sektorin civil për kontrollin e sistemit të sigurisë.

https://p.dw.com/p/G9HK
Parlamenti i MaqedonisëFotografi: aptn

Gjatë diskutimeve është konstatuar se parlamentet mund t`i kontrollojnë shumë vështirë aparatet shtetërore të sigurisë. Vllatko Gjorçev nga Maqedonia, thotë se me vite është ndërtuar sistem efikas i sigurisë pa

shkelur të drejtat e qytetarëve.

“Deputetët duhet ta shfrytëzojnë imunitetin e tyre gjatë mbikqyrjes të aparateve të sigurisë, por edhe të përmbahen nga çdo lloj komenti që do të nxiste senzacionalizëm në opinion.”

Sipas Piter Vanhojt, ekspert nga Qendra e Gjenevës për kontroll parlamentar të forcave të sigurisë, vendet e Ballkanit kanë të njëjtin problem sa i përket kontrollit të sektorit të sigurisë. “Prioritet më i lartë duhet të jetë bashkëpunimi i sektorit civil dhe parlamentit. Bashkëpunimi i këtyre dy segmenteve do të mundësonte kontroll efikas të sistemit të sigurisë.”

Implementimi i gjashtë pikëshit në Kosovë duhet t`i brengosë edhe shtetet fqinje, ka thënë Naim Maloku, deputetet i Parlamentit të Kosovës. “Implementimi i gjashtë pikëshit do të shkojë në dëm të proceseve jo vetëm në Kosove por edhe në rajon. Vendet e rajonit duhet të jenë të interesuara që Kosova të jetë stabile ashtu siç jemi ne të interesuar që Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi të futen sa më shpejt në strukturat euroatlantike.”

Gjithnjë sipas Naim Malokut, edhe Serbia duhet të jetë e angazhuar që Kosova të jetë shtet stabil. Për Leonard Demin, deputet nga Shqipëria, Plani Bankimunit do të ngadalësojë forcimin e Kosovës si shtet. Mëvetësimi ekonomik dhe politik i institucioneve të Kosovës do të pasqyronte një Ballkan gjithnjë e më të fortë, thotë Leonard Demi, kryetar i Komisionit për siguri kombëtare në Parlamentin e Shqipërisë.

Deputeti Dragan Kujoviq nga Mali i Zi, vlerëson se projekti i OKB-së për Kosovën nuk mund të verë në pikëpyetje stabilitetin në këtë pjesë të Evropës, por është obligim i shteteve të rajonit e në veçanti të Parlamenteve që të vlerësojnë në mënyrë permanente procesin e stabilitetit në rajon.