1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Konsultime qeveritare gjermano- ruse

Marrëdhëniet midis Gjermanisë dhe Rusisë synohet të forcohen. Për këtë arsye Angela Merkel është nisur me një delegacion të madh për në Rusi.

Angela Merkel është nisur me një delegacion të madh për në Rusi.

Angela Merkel është nisur me një delegacion të madh për në Rusi.

Marrëdhëniet midis Gjermanisë dhe Rusisë synohet të forcohen. Për këtë arsye Angela Merkel është nisur me një delegacion të madh, të përbërë nga ministra dhe përfaqësues të ekonomisë për në këshillimet qeveritare gjermano-ruse në Jekaterinburg. Dy shtetet do të bashkëpunojnë më ngushtë para së gjithash në ekonomi dhe shkencë.

Para fillimit të këshillimeve qeveritare gjermano-ruse kancelarja Angela Merkel u takua me shefin e Kremlinit Dmitri Medvedev. Qeveritë e të dy vendeve takohen për të 12-ën herë. Përveç Merkelit në takim marrin pjesë edhe ministri i Jashtëm Guido Westerwelle dhe anëtarë të tjerë kabineti.

Angela Merkel në Jekaterinaburg

Angela Merkel në Jekaterinaburg

Gjatë bisedimeve do të trajtohen ndër të tjera programi i diskutueshëm bërthamor iranian, gjendja në Afganistan, Kirgizi dhe Lindje të Afërme, por edhe mbrojtja e klimës dhe siguria energjetike. Kancelarja deklaroi se do të prekë gjithashtu temën e të drejtave të njeriut. Sot është përvjetori i vrasjes së veprimtares për të drejtat e njeriut, Natalja Estemirova. Merkel do të pyesë për stadin e hetimeve.

Protet gjithashtu të nënshkruhen disa marrëveshje ekonomike. Ndër to bën pjesë një porosi për Siemens-in për 240 trena rajonalë me vlerë 2,2 miliardë euro.

Klaus Mangold i Komisionit të Ekonomisë Gjermane thotë: "Janë 6.000 sipërmarrje gjermane aktive në Rusi. Prej këtyre rreth 5.500 janë firma të mesme. Besoj se kjo është një bazë e mirë. Të gjitha ato kanë qëndruar në Rusi gjatë krizës dhe do të marrin tani pjesë edhe në hovin ekonomik."

Autor: Elert Ajazaj

Redaktoi: Aida Cama

DW.COM

  • Data 15.07.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OJbx
  • Data 15.07.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OJbx