1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

170111 China USA

18 Janar 2011

Më 18 janar presidenti kinez Hu Jintao nis një vizitë 4-ditore në SHBA. Diplomatët e dy vendeve kanë shumë punë për të qetësuar turbulencat në marrëdhëniet dypalëshe. Po si e shohin kinezët sot Amerikën?

https://p.dw.com/p/zz8f
Presidenti Barack Obama dhe presidenti kinez Hu Jintao takohen në samitin e G-20s në Seul, nëntor 2010Fotografi: AP

Gazeta kineze "Global Times" botoi në në fund të vitit 2010 të dhënat e një ankete me temën "Sie e shohin kinezët botën". Sipas saj SHBA vazhdojnë të kryesojnë listën e preferencave të shumë kinezëve. Megjithatë në krahasim me vitin 2008 numri i fansave të SHBA ka rënë ndjeshëm, nga më tepër se 20% në 7,5%. Ky zhvillim mendon profesor Shi Yinhong, nga Universiteti i Pekinit Renmin, nuk të çudit, sepse sipas tij shtimi i vetëbesimit të kinezëve bën që të shtohet edhe distanca e tyre ndaj SHBA:

Shi Yinhong: "Shumica e kinezëve janë kritikë ndaj politikës së jashtme amerikane. Kjo vlen sidomos për politikën e Uashingtonit ndaj Kinës. Në rast se shohim se ç'ka ndodhur vitin e kaluar mes të dy vendeve, nuk është e vështirë ta kuptosh këtë refuzim në rritje.“

Qinghua Universität Peking
Hyrja kryesore në Universitetin e PekinitFotografi: Xiao Xu

Mediat kineze ndikojnë në perceptimin qytetar

Shitja e armëve amerikane për Tajvanin, grindja për monedhën, tërheqja e sipërmarrjes amerikane „google“ prej Kinës, manovrat ushtarake përpara bregdetit kinez - vitin e kaluar kishte mjaft lëndë për të ndezur konflikte. Dhe mediet kineze që janë nën kontroll të fortë arrijnë të ndikojnë për mrekulli perceptimin e qytetarëve ashtu si e kërkon regjimi.

Politologu Shi thotë se shumica informohen vetëm prej medieve kineze dhe në këtë mes nuk mund të presësh që ata të krijojnë një mendim të diferencuar." Sipas anketimit gjithnjë e më tepër kinezë besojnë se SHBA duan t'i tregojnë sistematikisht vendin Kinës.

Ende Amerika shihet si simbol i përparimit dhe mirëqenies

Anketime të tilla nuk janë gjithmonë reprezentative, kritikon bloggeri i ri kinez Jason Ng. Ai dyshon se SHBA nuk po bëhen gjithnjë e më të papëlqyeshme në Kinë. "Gazeta Global Times, e cila e ka bërë këtë anketim, është qartësisht e majtë dhe në këtë mënyrë edhe antiamerikane. Unë nuk e di kush është anketuar. Po qëndrimi i përgjithshëm me siguri nuk është kaq ekstrem.“

China Deutschland Angela Merkel in Peking Dialog Studenten
Studentët kinezë dëshirojnë të studiojnë në SHBAFotografi: AP

Por qëndrimi ndaj Amerikës nuk lidhet vetëm me marrëdhëniet mes dy qeverive. Për shumicën e kinezëve SHBA simbolizojnë përparimin dhe mirëqënien. Për këtë shkak SHBA renditet e para në radhën e vendeve që dëshirojnë të shkojnë kinezët për të studjuar. Prej dekadash kërkesa për kurse anglishtes është e lartë dhe prej saj përfiton një sektor i tërë.

"Mbi 95% e studentëve të klasës sime duan të studiojnë në SHBA. Pas kursit ata do të marrin pjesë në provim për të siguruar një vend studimi në SHBA" - tregon Xu Yifan, mësuese anglishtje.

Studentët kinezë ëndërrojnë të studiojnë në SHBA

21-vjeçari Qi Yongcheng studion për teknologji ndërtimi dhe do të bëjë një master në SHBA. Sipas tij SHBA është fuqi teknologjike. "Aty krijohet teknologjia e së ardhmes. Po ashtu politika universitare e SHBA ofron më shumë bursa dhe mundësi për studentët e huaj, se sa vendet e tjera."

Der West-Eingang zur Peking Universität der heute wohl bekanntesten Universität in China
Hyrja perëndimore e Universitetit të Pekinit, më i njohuri në KinëFotografi: Xiao Xu

Studenti Qi mendon se një nga prioritetet themelore të sistemit amerikan është se aty "ka më tepër demokraci". Sipas tij edhe ideja e përhapur se Kina do t'ia kalojë ekonomikisht për disa dekada SHBA është sipas tij mashtrim: "Edhe nëse të dhënat ekonomike flasim për këtë, dallimi është ende shumë i madh. Kina vazhdon të jetë vendi ku prodhon gjithë bota, por nuk është vend inovacionesh. Ato që prodhojmë ne janë në shumicën e rasteve jo shumë pretenduese nga pikëpamje teknike. T'ia kalosh Amerikës nuk është pra kaq e lehtë.“

Autor: Haiye Cao/Pandeli Pani

Redaktoi: Lindita Arapi