1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

150811 Republikaner USA

15 Gusht 2011

Në vitin 2012 në SHBA do të zgjidhet një president i ri. Republikanët kanë filluar që tani me kërkimin e kandidatit, i cili investon shumë para për të fituar përkrahjen e anëtarëve të partisë.

https://p.dw.com/p/12GmG
Michele Bachmann në Iowa. Kandidatja e republikanëve kërkon përkrahjen e partisëFotografi: dapd

Procesi i përzgjedhjes së kandidatit republikan ka filluar në landin Iowa, në qytetin Ames. Gjysëm viti para përzgjedhjes së parë zhvillohet një zgjedhje provë, gjatë të cilës zgjedhësit republikanë kurorëzojnë favoritin e tyre. Nuk ka rëndësi nëse përzgjedhja "është blerë" dhe se deri tani vetëm një pakicë e fituesit në Ames gëzon përkrahjen e partisë, shumë kandidatë fusin sasi të madhe parash në këto aktivitete.

Kush shfaqet si kandidat duhet të ofrojë diçka

Herman Cain e filloi daljen para publikut me një gospel. Pesë minuta me radhë, kandidati i vetëm me ngjyrë shfrytëzon baritonin jo për të folur për ekonominë, punësimin dhe gabimet e presidentit Obama, por për t`i thurur lavdi Krijuesit. Kush shfaqet si kandidat në Ames duhet t`i ofrojë republikanëve diçka.

TV-Debatte im US-Fernsehen Wahl Kandidaten Flash-Galerie
Debat televiziv i kandidatëve republikanë në Mançester. Herman Cain djathtasFotografi: dapd

Ndërsa Michele Bachmann, e cila preferon tea- party, është e vetmja kandidate grua. Ajo ka venë të tjerë të këndojnë, një grup rroku që këndon këngë kristiane si dhe yllin e vjetër të muzikës country, Randy Travis. Gjatë fjalimit të saj para idhtarëve do të lëshohen karamele, të mbuluara me letra në ngjyrë të kuqe, blu dhe të bardhë, ngjyrat kombëtare amerikane. Para çadrës së Bachmann-it janë krijuar radhë të gjata: "Ushqimi aty nuk ishte më i miri", thotë kjo grua.

Natyrisht që zgjedhësve në Ames u ofrohet edhe ushqim. Bachmann ofron Hot Dogs dhe pure patatesh, disa çadra më tutje tek Tim Pawlenty ka sanduiçe me shumë mish. Mijëra vetë kanë ardhur nga Iowa. Ata i kanë transportuar deri këtu, shumica me autobuza charter të subvencionuara nga kandidatët. Sepse aktiviteti në Ames është në fakt një zgjedhje "e blerë":

Zgjedhje e blerë - shpenzimet i mbulon kandidati

Kush do të zgjedhë, blen një biletë që kushton 30 dollarë. Paratë shkojnë në arkat e fushatës të Partisë Republikane në Iowa. Zgjedhësit nuk i paguajnë vetë biletat 30 dollarëshe, kandidatët i mbulojnë kostot për të gjithë që regjistrohen para çadrës së tyre.

Casey dhe Sarah nuk ndihen të detyruar të votojnë për Tim Pawlentyn, ata nuk e kanë vendosur ende për kë do të votojnë. Por për të gjithë është e qartë, biletën time e paguan kandidati im i preferuar, pra ai do të marrë edhe votën time. Ajo që çudit të huajt, nuk shqetëson njeri këtu. Zgjedhja e blerë është prova e parë sa mirë janë organizuar kandidatët, sa janë në gjendje ata të mobilizojnë idhtarët e tyre.

Autor: Sabine Müller/Aida Cama

Redaktoi: Lindita Arapi