1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Wahlen im Kongo

11 Dhjetor 2011

Presidenti i Republikës Demokratike të Kongos Jozef Kabila, është rizgjedhur sipas rezultateve të publikuar nga Komisioni Zgjedhor edhe për një mandat tjetër. Ai ka fituar 49 për qind të rreth 18 milionë votave.

https://p.dw.com/p/13Qo9
Ithtarët e Kabilas festojnë
Ithtarët e Kabilas festojnëFotografi: Simone Schlindwein

Sapo Daniel Malunda, kryetari i Komisionit Zgjedhor kishte deklarura presidentin Jozef Kabila si fitues me rreth 49 për qind të votave, ithtarët e tij më të ngushtë festuan para selisë së komisionit në Kinshasa: "Unë jam shumë i gëzuar që ka fituar ai. Me zhvillimet që ka bërë Kabila ka arritur një progres të jashtëzakonshëm, thotë demonstruesja Florentina Divala.

Në të njëjtën kohë udhëehqësi i opozitës Etiene Tshiseked e shpall veten fitues.

Etienne Tshisekedi
Etienne Tshisekedi, udhëheqës i opozitësFotografi: picture-alliance/dpa

"Unë e konsideroj këtë deklaratë të Komisionit Zgjedhor si një provokim të vërtetë të popullit kongolez. Ruani paqen, që të përgatitemi për ngjarjet e ardhëshme, kur unë t'ju them se është për tu bërë".

Akuza për manipulim

Tshiseked mori mbështetjen nga kandidati i tretë për president, Vital Kamerhe, i cili sipas rezultateve zyrtare fitoi rreth 7 për qind. "Rezultatet që u shpallën në të gjitha qendrat e votimit në gjithë vendin tregojnë qartë se Tshisekedi është fituesi i vërtetë."

"Kamerhe i bëri thirrje Bashkësisës Ndërkombëtare që të ndërmjetësojë në Kongo dhe të kërkojë një zgjidhje paqësore. Ai akuzoi Komisionin Zgjedhor që ka manipuluar rezultatet, veçanërisht në provincën e vendlindjes së Kabilës, Katanga.

Qendra e kryeqytetit pas publikimit të rezultateve është si i vdekur. Mbi qytetin bastion të opozitës Limite, jo larg qendrës, duken shtëllunga të dendura tymi të zi ndoshta nga djegja e gomave aty të ndonjë makine.

Frikë para një eskalimi

"Ne kemi parë vendosmërinë e popullit kongolez dhe nuk duhet të bëjmë thirrje të mëtejshme për veprim. Njerëzit do të marrin përgjegjësitë në duart e tyre dhe do ta kundërshtojnë këtë politikë të zgjedhjeve të fallsifikuara", tha Jakuiemi Shabani, Sekretar i përgjithshmë i partisë së Tshisekedit, UDPS. Opozita kishte deklaruar para disa ditësh se nuk do t'i njohë rezultatet e zgjedhjeve: Ajo akuzon Komisionin Zgjedhor, veçanërisht kryetarin Daniel Mulunda, një mik i ngushtë i presidentit Kabila për mashtrim të rezultateve zgjedhore.

Prej ditësh në kryeqytet është përhapur frikë. Ushtarët dhe policia patrullojnë nëpër rrugë me mitralozë. Sipas të dhënave të opozitës ata kanë përdorur gaz lotsjellës dhe po ashtu armë të rënda. Nëse ka të vdekur apo të plagosur, kjo nuk është e qartë.

Autorin: Simone Schlindwein/M.Kelmendi
Redaktion: Aida Cama