Kondolisa Rajs u takua në Ramallah me presidentin palestinez, Mahmud Abas
5 Nëntor 2007Reklamë
Në kuadër të përpjekjeve të ndërmjetësimit për Lindjen e Afërme, ministrja e jashtme amerikane, Kondolisa Rajs u takua në Ramallah me presidentin palestinez, Mahmud Abas. Më parë ajo kishte folur në Ramallah me kryeministrin Salam Fajad. Në qendër të bisedimeve ishte përgatitja e konferencës së paqes për Lindjen e Afërt. Ajo do të mbahet në fund të këtij muaji në Anapolis në shtetin federal amerikan Maryland.