1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Komisioni i etikës së FIFA-s përjashtoi anëtarët e korruptuar pas skandalit

19 Nëntor 2010

Pas publikimit në tetor të manipulimeve të mundshme në shpërndarjen e së drejtës për zhvillimin e Botërorëve 2018, 2020, FIFA mori vendim.

https://p.dw.com/p/QDTt
Fotografi: APTN

Organizata Botërore e Futbollit FIFA ndërhyn vendosmërisht pas hetimeve për korrupsion. Komisioni i etikës pezulloi dy anëtarë të Komitetit Ekzekutiv, i cili duhet të vendosë për vendet se ku do të mbahet kampionati i ardhshëm. Nigeriani Amos Adamu është përjashtuar për tri vitet e ardhshme nga të gjitha funksionet e futbollit ndërsa Reynald Temari nga Tahiti për një vit.

Reagimi i FIFA-s

Adamu dhe Temari kanë pranuar në biseda me gazetarë të fshehtë britanikë, se do të shesin votën e tyre. Ata thanë se janë të pafajshëm. Ndërkohë katër anëtarë të mëparshëm të Komitetit nuk kanë të drejtë të jenë aktivë për organizatën në 12 vitet e ardhshme, për shkak se iu kanë dhënë këshilla gazetarëve se si mund t'i korruptojnë zyrtarët e FIFA-s.

Fußball WM 2010 Niederlande Uruguay Flash-Galerie
Pamje simbolikeFotografi: AP

"Këto vendime duhet të merreshin është shprehur Kryetari i Komisionit të etikës, Claudio Sulser në një konferencë shtypi në Zyrih. Nuk mund ta përmirësojmë botën nga një ditë në tjetrën, por mund të fillojmë me këtë, ka thënë Sulser.

Kandidatët e Botërorëve 2018, 2010

Skandali u zbulua nga gazeta britanike Sunday Times ne tetor përmes hulumtimeve "undercover". Tanimë në 2 dhjetor 2010 do të vendosin 22 anëtarë nga 24 anëtarë ekzekutive për vendosjen e vendit të zhvillimit të Kampionatit Botëror të Futbollit 2018 dhe 2022. Për Botërorin 2018 kanë aplikuar Belgjika-Hollanda, Spanja-Portugalia, Rusia dhe Anglia. Për Botërorin 2022 kanë aplikuar Australia, Japonia, Katari Koreja e Jugut dhe SHBA.

AG/Arapi/Ahmeti