1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Komisioni Evropian do ta luftojë terrorizmin me një mbledhje më intensive të të dhënave të pasagjerëve

6 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/C4n8
Komisioni Evropian do ta vazhdojë luftën kundër terrorizmit me një mbledhje më intensive të të dhënave të pasagjerëve dhe me dënime kundër thirrjeve për dhunë në internet. Një projekt përkatës i komisarit të BE, Franko Frattini parashikon që shoqëritë e fluturimeve të përcjellin në të ardhmen më shumë të dhëna te vendi evropian i synuar. Midis të dhënave bëjnë pjesë numri i bagazheve të udhëtarit, adresa e tij e e-mailit ose numri i kartës së kreditit.