1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Komisioni Evropian dhe "Made in Germany"

Sipas mendimit të DIHK dhe DGQ pas propozimit të Komisionit Evropian mund të ketë ndoshta ndonjë motiv proteksionist.

Deri më sot me markën "Made in Germany" mund të stolisej çdo lloj produkti, "nëse, zhvillimi, projektimi dhe montimi përfundimtar i tij bëhej në Gjermani dhe vetëm pjesët përbërëse prodhoheshin dhe vinin nga jashtë." - sqaron Volker Treier i Dhomës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë (DIHK). Tani Komisioni Evropian do që në të ardhmen çdo prodhues të dokumentojë nga fillimi deri në fund saktësisht se në cilin vend është kryer secili hap për prodhimin e një produkti që mban vulën "Made in Germany".

Porträt - Dr. Jürgen Varwig

Dr. Jürgen Varwig

"Unë mendoj se kjo nuk sjell asgjë vetëm se krijon më shumë burokraci!" mendon Jürgen Varwig, President i Shoqatës Gjermane për Cilësinë (DGQ) dheb është i zemëruar nga planet e Komisionit Evropian në lidhje me konceptin e ri të markës "Made in Germany".

Komisioni Evropian mendon se përmes dokumentimit të hapave të prodhimit mund të llogaritet me saktësi se në cilin vend është më e madhe "vlera e fitimit". Dhe sipas Kodit të ri Doganor të Bashkimit Evropian, që hyn në fuqi në fund të vitit kjo do të shërbejë më tej si baza për detyrimet doganore mbi produktin përfundimtar. "Pas kësaj de facto do të kemi një zhvendosje nga karakteristikat e cilësisë tek rregulloret doganore," -ankohet shefi i Shoqatës Gjermane për Cilësinë Jürgen Varwig.

Kosto shtesë pa dobi?

Volker Treier DIHK

Volker Treier, DIHK

Edhe DIHK do të vazhdohet me procedurën e deritanishme për markën "Made in Germany". Pra nëse projektimi dhe montimi përfundimtar bëhen në Gjermani dhe vetëm pjesët përbërëse prodhohen jashtë, produkti mund të mbajë markën "Made in Germany". Volker Treier ekspert pranë Dhomës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë (DIHK) thotë se sidomos për sipërmarrjet e mesme gjermane vendimi i BE-së do të sjellë me vete shpenzime shtesë, edhe pse konsumatorët nuk do të kenë ndonjë përfitim prej masave të dokumentimit që kërkon Komisioni Evropian.

Avokati Morton Douglas nga Freiburg në Breisgau i specializuar për patentat dhe markat mendon se dëmet më të mëdha do t'i kenë sipërmarrjet e mëdha, sepse ato prodhojnë dhe importojnë shumë më tepër pjesë për produktet e tyre jashtë Gjermanisë dhe për këtë shkak ndoshta nuk do të mund ta përdorin si deri tani me aq denduri markën 'Made in Germany'.

Pse tani?

Sipas mendimit të DIHK dhe DGQ pas propozimit të Komisionit Evropian mund të ketë ndoshta edhe ndonjë motiv proteksionist. Pra që vendet vendet jugore të BE-së të tronditura nga kriza të kenë mundësi që përmes certifikatës së origjinës të bëjnë të qartë se produktet nuk vijnë nga Azia Juglindore, por janë prodhuar në BE. DIHK dhe DGQ mendon se Komisioni Evropian pastaj mund të fusë si hap tjetër një etiketë specifike "Made in BE". Një gjë e tillë do të ishte shumë problematik për një vend që jeton prej eksporteve si Gjermania, mendon shefi i Shoqatës Gjermane për Cilësinë Jürgen Varwig.

Ripërcaktim i pretendimeve

Deutschland Wirtschaft Unternehmer Wolfgang Grupp Trigema

Wolfgang Grupp, Trigema

Wolfgang Grupp, shefi i sipërmarrjes gjermane të veshjeve "Trigema" mendon se Gjermania si edhe vendet e tjera të BE-së nuk kanë pse të hyjnë në luftë konkurrence me vendet e Azisë Juglindore, ku për shkak të rrogave të ulëta prodhohen mallra të lira, por pa shumë cilësi. Ai vetë importon nga jashtë vetëm lëndë të para, si p.sh. pambuku, që nuk rritet në Gjermani. Sipas Wolfgang Grupp e rëndësishme është që në Gjermani të ripërcaktohen kriteret dhe pretendimet nga ana e sipërmarrjeve. Një prodhues automjetesh p.sh. nuk ka pse të pretendojë që është më i madhi në botë, por që prodhon automjetin më të mirë në botë. Pra sipas tij prodhimet gjermane duhet të konkurrojnë përmes cilësisë.

Shumë zhurmë për asgjë?

Deri sa t'i vijë fundi markës "Made në Gjermani" do të kalojnë disa kohë. Propozimet e Komisionit të BE-së kanë nevojë fillimisht për aprovimin nga Parlamenti Evropian dhe nga shtetet anëtare.

Volker Treier i Dhomës gjermane të Industrisë dhe Tregtisë, megjithatë rekomandon që "Më e mira do të jetë që i gjithë ky propozim të hidhet në plehra, sepse nuk është e qartë se pse kjo masë mund të shërbejë si tregues për rritjes e sigurisë së produktit për konsumatorin.