1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Komenti i të ftuarit: A do të mbajë marrëveshja atomike me Iranin?

Para një viti marrëveshja atomike me Iranin u kremtua si sukses i madh diplomatik. Por vazhdimi i saj nuk është i sigurtë. Ai varet nga dy zgjedhje, mendon Friederike Böge nga Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Festime në Teheran pas arritjes së marrëveshjes në grindjen atomike, 2015

Festime në Teheran pas arritjes së marrëveshjes në grindjen atomike, 2015

Ai që kishte besuar se më këtë marrëveshje Irani do të bëhej brenda natës një partner i besueshëm në skenën politike ose madje se në Teheran do të vinte një epokë e hapjes demokratike, ai po përjeton një kthjellje një vit pas nënshkrimit të marrëveshjes. As në Siri, ku Teherani mbështet diktatorin Bashar al Assad, as përballë Izraelit, të cilin e kërcënon me shuarje, nuk ka ndryshuar politika iraniane.

Gjendja e të drejtave të njeriut në vend në dymbëdhjetë muajt e fundit gati është keqësuar. Numri i ekzekutimeve është shtuar; artistë, shkencëtarë dhe opozitarë janë arrestuar.

Rreziku i një bombe atomike iraniane është zvogëluar

Po ta masësh marrëveshjen me pretendimin e saj, pra që të pakësohet rreziku i një bombe atomike iraniane, atëherë ajo mund të konsiderohet sukses. Të paktën një vit, jo më dy deri tri muaj si më parë kohë, i duhet regjimit tani që të pasurojë material të mjaftueshëm për një bombë të tillë.

Edhe linja direkte diplomatike midis Uashingtonit dhe Teheranit, për shembull në luftë kundër "Shtetit Islamik" në Irak ka rezultuar e dobishme. Dhe Presidenti Hassan Rohani arriti që edhe në saj të negociatave atomike të përfunduara me sukses që t'i lidhë forcat konservatore në një aleancë të qendrës, për ta ndërprerë në këtë mënyrë sundimin e qartë të ithtarëve të vijës së fortë në parlament.

Nëse në vitet e ardhshme të gjitha këto do të mbeten siç janë, varet në mënyrë të konsiderueshme nga zgjedhjet presidenciale amerikane në nëntor dhe nga zgjedhjet presidenciale iraniane në qershorin e ardhshëm. Republikani Donald Trump ka shpallur se do ta anulojë marrëveshjen. Dhe në Iran, Presidenti Rohani duhet të ketë frikë nëse do të rizgjidhet, nëse heqja e sanksioneve për programin atomik nuk i sjell shpejt popullit lehtësi të ndieshme ekonomike. Sondazhet më të fundit tregojnë se zhgënjimi është në rritje dhe besimi te Rohani - edhe nëse është në nivel të lartë - po zhduket. Shumë delegacione ekonomike e kanë vizituar Iranin, por përfundime biznesi që ia vlen t'i përmendësh deri tani nuk ka.

Ka ende sanksione në fuqi

Kjo ka të bëjë me strukturat ekonomike të ngurta dhe jotransparente në vend. Por ka të bëjë edhe me faktin se nuk janë hequr të gjitha sanksionet amerikane kundër Iranit. Kështu që bankat e mëdha evropiane kanë frikë se do të marrin gjoba ose do të përjashtohen nga tregu amerikan, po t'i shkelin këto sanksione. Do të ishte shkatërrimtare, nëse mbështetësit e vijës së fortë në Teheran do të arrijnë të bindin shumicën e iranianëve se e gjithë marrëveshja ishte një manovër mashtruese e SHBA, për ta dobësuar Iranin.