1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Koment: The show must go on

Sërish janë paraqitur lajme për spiunimin e institucioneve dhe të politikanëve gjermanë. Sërish të gjithë janë të zhgënjyer dhe të pikëlluar. Por shtohet pyetja se çfarë po ndodh me këto përgjime?

Shërbimi informativ gjerman (BND) ka përgjuar celularin e presidentit amerikan Barack Obama! Ky do të ishte në fakt një lajm komik në aferën dydekadëshe që po zgjat me përgjimet e shërbimin amerikan National Security Agency (NSA). Sipas motos, atë që mund ta bëjë NSA-ja mund të bëjë prej kohësh edhe BND-ja. Do të ishte mirë, do të mendonte mbase qeveria gjermane. Fakt është: gjermanët varen prej amerikanëve. Në çështjen e mbrojtjes nga rreziqet, siç është terrorizmi ndërkombëtar - në bashkëpunimin transantlantik nuk mund të bëhet fjalë për barazi. NSA ka shumë më tepër para, më shumë personel dhe teknologji më të mirë. Për këtë shkak, BND-ja duket se ka lejuar që të jetë në shërbim pa kushte ndaj partnerit amerikan.

Ky dyshim është paraqitur për herë të parë në verën e vitit 2013, kur Edward Snowden ka bërë publike spiunimet masive të sistemeve të telekomunikimit nga NSA. Shumë shpejt u bë e qartë se në këtë lojë ka përzier gishtat edhe BND-ja. Fjalët e kodifikuara si "Prism" apo "Eikonal" kanë dalur në sipërfaqe. Pas nocioneve të këtilla fshihen skandalet si ai për përgjimin e telefonit të kancelares Merkel. Gruaja më e fuqishme në botë me siguri që nuk mund të zbavitet me gjëra të këtilla. Më parë ajo me sukses e ka menjanuar temën e aferës së NSA. Motivi ishte i qartë, sepse Gjermania ishte mu në fushatën elektorale. Merkel donte të mbetej kancelare. Ndaj ish - shefi i kancelarisë Ronald Pofalla doli dhe me një shou shpalli të përfunduar skandalin me përgjimet.

Timing perfekt

Sërish duket komike që platforma e zbulimeve Wikileaks vuri në rrjet përgjimet e telefonatave të merkel, kur Pofalla duhet të jap deklaratë para Komisionit hetimor. Mund të jetë e rastit, por edhe ndonjë kalkulim. Sidoqoftë, ky ishte një timing perfekt, për t'i dhënë një ngjyrë të re storjes së shërbimeve sekrete transatlantike. Grindja shumëmujore mes zyrës së kancelarisë dhe parlamentit për raportet me të dhënat është ulur paksa. Komisioni hetimor dhe shumë deputetë mendojnë se duhet zbuçluar patjetër aferën NSA-BND.

Zhgënjimi i thellë për përmasat e përgjimeve dhe spiunimeve duket qesharak. Nëse shërbimet sekrete amerikane (dhe të tjera) spiunojnë në zyrën e kancelarisë, pse të mos spiunojnë edhe ekonominë e ndoshta edhe ministrinë e Mbrojtjes? Në këto godina bëhet fjalë për eksportin e armëve, kontrollin e armatimeve dhe misioniet e jashtme. Bëhet fjalë pra për sigurinë dhe mbrojtjen nga terrorizmi. Ndaj është logjike që këtu mund të ketë spiunime.

Merkel në listë

Qeveria nuk ka reaguar në momentin e duhur. Është shumë e mundur që kaherë është ditur për spiunimin e telefonit të kancelares merkel. Emri i saj dhe të tjerëve ndoshta janë në ndonjë listë të veçantë seleksionimi, e cila do të fshihet nga shërbimi NSA dhe nuk do t'u jepet deputetëve. Paramendoje që një specialist i BND të gjejë në listën përgjimeve emrin e kancelares?! Interesante por disi edhe pikëlluese. Qeveria duket se po vazhdon bashkëpunimin me autoritetet amerikane, sipas motos : "The show must go on!"