1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

NRS-Import

Koment: Solidaritet me Egjiptin

Sulmi deri mё tani mё i pёrgjakshёm ndaj dy kishave kopte nё Egjipt i afron edhe me shumё tё krishterёt dhe myslimanёt. Presidenti Al Sisi nuk duhet ta humbё kёtё shans, mendon Rainer Sollich.

Pas sulmeve ndaj dy kishave kopte tё dielёn (09.04), Egjipti po pёrjeton njё valё jashtёzakonisht tё madhe solidariteti: qytetarё myslimanё shprehin mbёshtetjen pёr minoritetin kristian, pёrbetohen nё tweeter pёr unitetin e vendit dhe dhurojnё gjak pёr viktimat e terrorit. Mesazhi ёshtё sa sa ngushёllues aq edhe i qartё: ne jemi egjiptianё. Ne nuk lejojmё tё na pёrҁajnё me dhunё e duke nxitur urrejten!

Egjipti meriton edhe solidaritetin tonё! Kjo ёshtё pёrgjigja mё e mirё qё mund tё japin egjiptianёt ndaj terrorit. Sepse qёllimi i terroristёve ёshtё pikёrisht qё tё pёrҁajnё myslimanёt dhe krishterёt dhe qё ta destablizojnё nga brenda shoqёrinё egjitpiane.

Solidariteti, qё të krishterёt e Egjiptit po pёrjetojnё prej myslimanёve tani pas dy sulmeve, ёshtё njё sinjal i rёndёsishёm nё adresё tё tё gjithё aktivistёve dhe simpatizantёve tё "Shtetit Islamik" (IS),  qё e ka pranuar me krenari tё nevertishme autorёsinё pёr tё dyja sulmet. Myslimanёt protestojnё duke

Sollich Rainer Kommentarbild App

Rainer Sollich

 thёnё  qartazi: terrori kundёr atyre qё kanё njё besim tjetёr nuk ka tё bёjё aspak me besimin tonё!

Al-Sisi duhet tё veprojё me maturi

Tani duhet tё veprojё politika. President Abdelfatah Al-Sisi ka dekretuar tre muaj vendosjen e gjendjes sё jashtёzakonshme dhe ka shpallur masa tё pёrforcuara sigurie. Krishterёt e Egjiptit kanё nevojё urgjente pёr kёtё mbrojtje. Atyre nuk u mbetet asnjё alternativё, veҁse tё kenё besim tek qeveria e tyre dhe tё bashkёpunojnё sa mё shpejt tё jetё e mundur - edhe pse pёr kёtё ata mund tё vihen mё shumё nё shёnjestёr tё islamistёve radikalё, tё cilёt i shohin ata si vasalё tё regjimit tё urryer tё  Al-Sisit.

Megjithatё qeveria deri tani nuk ёshtё preokupuar tё mbrojё tё krishterёt dhe tё ndalё vrasjet e dёbimet e koptёve nga gadishulli i Sinait. Nё kёtё drejtim Al-Sisi duhet tё bёjё mё shumё, edhe me mjete ushtarake. Por ai  duhet qё edhe tё veprojё me maturi. Njё veprim edhe mё i ashpёr kundёr kritikёve ndaj qeverisё dhe opozitarёve e veҁanёrisht shkeljet e mёtejshme tё tё drejtave tё njeriut do tё ishin fatale. Me tё tilla veprime mund tё pёrҁahet shoqёria dhe gjendja pёr tё krishterёt mund tё pёrkeqёsohet edhe mё shumё.