1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Koment për rastin Babtshenko: Manovër mashtruese në Kiev

Bernd Johann
31 Maj 2018

Autoritetet e sigurisë në Ukrainë i paraqitën botës një krim, që nuk kishte ndodhur, vrasjen e gazetarit kritik ndaj Kremlinit, Arkadi Babtshenko. Vetëm zbardhja e plotë e shpëton tani Ukrainën, mendon Bernd Johann.

https://p.dw.com/p/2ygrq
Ukraine Russischer Journalist Babtschenko lebt
Fotografi: picture-alliance/dpa/AP/E. Lukatsky

Rrallë përzihet në gëzimin për faktin që dikush jeton edhe kaq shumë habi dhe madje tronditje. Në një mënyrë spektakolare opinioni u gënjye, duke bërë që tani, pas lajmit se vdekja ishte e sajuar, jo vetëm shumë ukrainas, por edhe mjaft vetë në botë të tundin kokën. Vrasja e supozuar ndaj gazetarit rus kritik ndaj Kremlinit, Arkadi Babtshenko në Kiev ishte një inskenim, pas të cilit fshihej edhe shërbimi sekret ukrainas.

Me gjasë u pengua me këtë një komplot vrasjeje i gazetarit dhe personave të tjerë, që kryhej me porosi të Rusisë, u tha në Kiev. Por provat që shërbimi sekret dhe prokuroria ofruan janë të vakëta. Për shembull një video, se si një organizator i vrasjes arrestohet në rrugë, apo se si shkëmbehen para fshehurazi. Fytyra nuk duken në këto video. Vetëm fjalët dëgjohen.

Fake-Story edhe për presidentin federal

E qartë është që gazetari Babtshenko me vetëdije luajti rolin e statistit në një aksion të shërbimit sekret. Ai lejoi të fotografohej në pellg gjaku. Fotoja pushtoi botën, për të dokumentuar një vrasje, të cilën jo vetëm autoritetet, por edhe politikanë qeveritarë në Kiev për 20 orë me radhë ia paraqitën botës. Qëllimi i aksionit për të arritur vëmendjen maksimale ishte i dukshëm. Në të njëjtën kohë edhe një histori e gënjeshtërt, një fake story, që iu servir edhe presidentit federal gjerman, Steinmeier në ditën e vizitës në Kiev nga mikpritësit.

Johann Bernd Kommentarbild App
Bernd Johann

Lajmi i keq, që nuk ishte lajmi i vërtetë hodhi hije jo vetëm mbi vizitën në Ukrainë të Frank-Walter Steinmeierit. Besueshmëria e politikës ukrainase si brenda dhe jashtë vendit është vënë tani në provë si asnjëherë tjetër më parë. Sigurisht për të zbardhur vrasje apo penguar ato, janë të nevojshme hetimet dhe ruajtja e sekretit. Kjo vlen edhe më shumë, kur Ukraina prej katër vjetësh ndodhet e ekspozuar ndaj agresionit ushtarak rus, të cilin Kremlini e zhvillon me metoda të rafinuara, kryesisht në Donbas, por edhe me mashtrime politike dhe lajme të rreme.

Vetëm sqarimi i plotë mund të ndihmojë

A duhet që Ukraina të kundërpërgjigjet me të njëjtat metoda? Duhet tani të mashtrosh opinionin duke inskenuar edhe vdekjen? Ishte e nevojshme t'i fusje këtë tmerr zie familjes, miqve dhe të njohurve të Babtshenkos? Çfarë provash të tjera kundër autorëve të dyshuar dhe porositësve në rastin e gazetarit kanë prokuroria dhe shërbimi sekret që e justifikojnë këtë mashtrim? Ukraina duhet të zbardhë këtë rast në mënyrë urgjente, edhe kundrejt vendeve partnere të saj, edhe Gjermanisë. Pas Steinmeierit, shkon për vizitë në Ukrainë, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas. Kievi duhet ta përdorë këtë rast.

Nëse kjo nuk bëhet, atëherë imazhi i Ukrainës do të dëmtohet edhe më shumë se tani, kur vendi vuan nga mungesa e reformave dhe ku lufta kundër korrupsionit ka ngecur. Të shpresojmë që politika ukrainase e ka të qartë, se sa po vihet në lojë besueshmëria e saj. Rasti Babtshenkoka shkaktuar irritime jo vetëm në Ukrainë por në masë të madhe edhe në botë. Këtu mund të ndihmojë vetëm zbardhja e plotë.