1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Politika e Gjermanisë ndaj Rusisë

Jens Siegert14 Korrik 2013

Debatet për marrëdhëniet me Rusinë në Gjermani janë të nxehta. Si duhet të jenë ato? Çfarë i përfaqëson interesat gjermane? Një koment nga Jens Siegert nga Fondacioni Heinrich Böll.

https://p.dw.com/p/1977U
DW-Grafik: Per Sander 2010_06_18_sendungslogos_albanisch.psd

Kjo është një qasje ndaj thënies së Heinrich Bölls: „ Pjesmarrja, është mënyra e vetme për të mbetur realist“. Heinrich Böll e praktikoj këtë thënie duke iu referuar Rusisë dhe kjo shprehje është edhe sot aktuale.

Për shumë vetë në Gjermani, të cilët kishin folur me tone të buta kundër Rusisë, tashmë iu duket më i përshtashëm koncepti i Brandt për  “Ndryshimin përmes afrimit“ si shembull për marrdhëniet diplomatike me Rusinë. Koncepti është i bazuar se personi tjetër, në atë kohë Bashkimi Sovjetik, duhet të njohë në mënyrë legjitime bashkëbiseduesin për të dhënë më shumë akses.

Duke njohur frikërat ish Bashkimi Sovejtik do të shpërbehej, njerëzit donin të shkonin në Perëndim, ndërsa sot mund të themi ‘ndryshim regjimi'.  Liria perëndimore depërtoi në shoqërinë lindore dhe filloi ta ndryshojë atë nga brenda. Kjo strategji e dëshmoi veten si një efekt i fuqishëm.

Me sa duket gabimet po përsëriten

Këto ndikime jo vetëm që sollën rrëzimin e murit por edhe rënien e Bashkimit Sovjetik. Në të shumtën e rasteve popujt e lindjes e bënë vetë një gjë të tillë, por edhe me ndihmën e perëndimit. Ai ndihmoi në dy mënyra: përmes sistemit tërheqës të vlerave dhe modelit atraktiv ekonomik. Por gjithashtu i rëndësishëm është fakti se ata e morën seriozisht këtë kërcënim dhe u ngritën me emergjencë. Më pas Rusia u morë vetëm me korigjimin e dobësive të veta dhe me dialogun me fuqitë politike perëndimore. Në diskutimin që bëhet në Gjermani për një politikë të „re lindore“ është vetëm dialogu me drejtuesit e shteteve, në këtë rast me Putinin. 

Besimi në disa vlera, si dhe përparësi morale dhe ato praktike ishin kushtet kryesore të suksesit të politikës lindore. Por, ky sukses nuk ishte vetëm suksesi i politikës lindore e para, dhe e dyta, ajo nuk u përfundua nga shumica e “iniciatorëve” të socialdemokratëve lindorë. Shumë nga ta humbën në kthesat historike të viteve `70-të. Ata u lidhën me pushtetarët për të patur më shumë dialog më ta dhe për të parë mundësinë se si shoqëria mund të fitojë vetë lirinë. Si duket, ky gabim po përsëritet.

Në foto, Jens Siegert
Në foto, Jens SiegertFotografi: Heinrich Böll Stiftung/Andrea Kroth

Kremlini dëshiron të ruajë rendin ekzistues

Si pasojë e frikës është bërë një orientim drejt status quo. Kjo i ngjason më shumë udhëheqjes së tanishme ruse. Rusia prej një kohe të gjatë i përket, asaj që mund ta quajmë ‘Fuqi e Status-Quo-s'. Para së gjithash, në politikën e jashtme është e rëndësishmë të dish ta mbash në linjë të parë rendin politik. Elita politike në Rusi, kurrsesi nuk i imagjinon ndryshimet. Shkurt: po bëhet fjalë për uljen e superfuqisë në fuqi të mesme, nga perandoria në shtet kombëtar. Ndryshimet demokratike në rajonet e tjera botërore, interpretohen si kërcënim nga brenda.

Të lindë pyetja, nëse “modeli Putin” i ngjan një “Demokracie të udhëhequr” apo i ngjanë modelit kinez për nga zhvillimi jo i lirë dhe përherë superior ekonomikisht ndaj shoqërisë.

Këshillohet strategji e dyfishtë

Pra si duhet t'i përgjigjet qeveria gjermane ashpërsisë së Putinit ? Në radhë të parë është e rëndësishme të thuhet se metoda e tij nuk funksionon. Kryeneçësia për çështje të vogla dhe të mëdha brenda e jashtë vendit, karakterizojnë politikën e Putinit. Në botën maço të Putinit ai që nuk mbrohet shëndrrohet në "opuschtschenyj", që mund të përkthehet në  "i harruar". Kompromisi pa rezistencë nga politikanët rusë quhet si dobësi.

Por tani Putin është në fuqi dhe qeveria gjermane (ashtu si çdo qeveri), nuk ka asnjë zgjidhje tjetër, por të zhvillojë bisedime me të dhe të negociojë. Unë sugjeroj një strategji të dyfishtë, që sipas meje Kancelarja Merkel është duke e ndjekur së fundmi. Ajo shfaqet si miqësore e ironike disa herë, por është shumë e qendrushme ndaj kërkesave të paarsyeshme të Putin.

Këtu ne nuk duhet të krijojmë asnjë iluzion. Mundësitë për të influencuar politikën ruse në afat të shkurtër dhe nga jashtë, janë të pakta. Disa herë dikush mund të përfitojë një ndihmë të vogël, por jo më shumë. Për një afat të mesëm dhe të gjatë duhet të mbështeten më shumë njerëz në Rusi, në mënyrë të marrin pjesë dhe të kenë kurajon për të promovuar demokracinë dhe ndryshimet liberale në vendin e tyre. Mbi të gjitha këto janë hapa të vegjël politikë. Drejtimi i tyre është i njohur dhe ndryshimet e përshkurara më sipër me Gjermaninë, gjithashtu nuk diskutohen.