1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Koment: Më mirë vonë se kurrë

Bernd Riegert21 Shkurt 2015

Nuk dihet arsyeja që e bëri qeverinë greke të ndërrojë kurs, por kjo nuk luan ndonjë rol, pasi grindja e panevojshme për borxhet mori fund. Presioni dha efekt. Greqia kapitulloi para realitetit, mendon Bernd Riegert.

https://p.dw.com/p/1EfN9
Teffen der Eurogruppen Finanzminster Yanis Varoufakis
Ministri grek i Financave, Varoufakisnë takimin e jashtëzakonshëm të eurogrupit (20.02.2015)Fotografi: picture alliance/dpa/O.Hoslet

Urime zoti Varoufakis! Më në fund fitoi arsyeja tek ministri grek i Financave. Ai ende mëson, po kjo nuk ka rëndësi. Ndoshta e ka sjellë tek faktet e realitetit një vështrim më i thellë në planet buxhetore dhe arkat bankare të shtetit grek. Greqia ka nevojë për ndihmën e eurogrupit e të Fondit Monetar Ndërkombëtar edhe më tej. Kjo ndihmë do të vazhdojë. Me të njëjtat kushte si tani edhe për katër muaj. Këtë rezultat mund ta kishim në të vërtetë që para tre javësh. Varoufakis më mirë t’i kishte lënë që para tre javësh shfaqjet tekanjoze publike dhe grindjen me ministrin gjerman të Financave. Për Greqinë ato nuk sollën asgjë, më shumë rrënuan besimin e partnerëve të tjerë në eurozonë, i cili tani duhet të ndërtohet nga e para. Sepse Greqia ka nevojë për eurogrupin.

Megjithatë ministri grek i Financave mundi të marrë një mirëkuptim të vogël të eurogrupit. Këtë ai duhet t‘ua prezantojë tani votuesve grekë si fitoren e madhe për rifitimin e vetëvendosjes, dhe çlirimin nga zgjedha e trojkës, nëse ia del, kjo nuk i intereson shumë ministrave të tjerë të Financave. Në fund të fundit qeveria greke manovroi vetë në këtë rrugë qorre.

Teffen der Eurogruppen Finanzminster Wolfgang Schäuble
Berlini qëndroi i prerë deri në fundFotografi: picture alliance/dpa/AA/D.Aydemir

Por kjo fazë mori fund. Tani bëhet fjalë që në katër muajt e ardhshëm të zhvillohet një program i qëndrueshëm për Greqinë, për të rimëkëmbur buxhetin grek nga njëra anë, për t’i dhënë hov ekonomisë e mënjanuar padrejtësinë sociale. Nëse koalicioni i majtë me djathtistët tregohet i gatshëm për kooperim, as FMN, as eurogrupi dhe as Banka Qendrore Europiane nuk do ta mbyllin rubinetin. Qëllimi i përbashkët tani është: Stabilizimi i Greqisë dhe ruajtja e unitetit në eurozonë. Pa marrë parasysh sa kushton.

Deutsche Welle Hintergrund Deutschland Bernd Riegert
Bernd Riegert komentonFotografi: DW

E dihet ky kurs do të kushtojë shumë. Varoufakis në Bruksel ka pranuar se Greqia ka një problem me „cash-flow“ – rrjedhjen e kapitalit, pra ai ka nevojë për më shumë mbështetje në muajt e ardhshëm. Të ardhurat nga tatimet gati janë bërë të papërfillshme, ndërkohë që ekonomia është e paralizuar. Për këtë nuk është se është pafajshme edhe qeveria e re, sepse me kursin e saj ajo i ka trembur investitorët dhe firmat.

Party mori fund

Fushata zgjedhore tani ka marrë fund përfundimisht. Festimi I fitores po ashtu. Qeveria e re mësoi të njohë realitetin dhe ktheu timonin në minutën e fundit nën presionin e ashpër të Berlinit dhe Brukselit. Kështu është më mir për Greqinë dhe Europën. Urime, zoti Varoufakis!