1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Koment: Koreja e Veriut do të jetë fuqi atomike

Koreja e Veriut me raketat që ka vënë në provë mund të prekte çdo skaj të SHBA-së, thuhet në Penjan. Por a e do vërtetë këtë Kim Jong Un? Qëllimi i tij është ruajtja e pushtetit, mendon Jürgen Hanefeld.

Kur Kim Jong Un para katër vjetësh deklaroi, se programi i tij i raketave do të përfundojë deri në fund tëvitit 2017, askush nuk  dëgjonte. "I çmenduri" thuhej asokohe, "i paparashikueshmi", "njeriu me ngërdheshjen e trashë në fytyrë". "E kush e di edhe sa kohë do t'i duhet atij të merret me këtë?" Por kur dy vjet më vonë Kim deklaroi, se do të vazhdojë më tej në rrugën drejt një fuqie atomike, e pastaj do të negociojë me SHBA-në për çarmatimin, atë e përqeshën. Ndërsa tani duket se edhe më i humburi e ka kuptuar, që ky njeri e ka seriozisht.

Një ditë historike?

Natyrisht askush nuk e di, se sa precize janë raketat e tij dhe nëse ai tani do të ishte vërtetë në gjendje të asgjësonte Nju Jorkun apo Uashingtonin. Por a duam ne vërtet ta dimë këtë? Kush nuk do të preferenote më mirë ta peshonte me arsye këtë rrezik se sa të hynte në këtë valle? Nëse e mërkura do të hyjë në histori si një ditë historike, këtë ende nuk e dimë. Por ajo i përmbush kriteret për të qenë e tillë: Koreja e Veriut e ka shpallur veten fuqi atomoke! E madje me gjithçka përfshin ky status. Kjo nuk nënkupton vetëm një përforcim të kërcënimit, por nënkupton njëkohësisht edhe një ofertë. Sepse kushdo e di, që edhe sikur raketat e Penjanit të mund të arrijnë çdo vend në SHBA - ato mund ta bëjnë këtë vetëm

Kommentarbild Jürgen Hanefeld PROVISORISCH

Jürgen Hanefeld

një herë. E pasktëaj nuk ekziston më as Penjani e as një Kore e Veriut apo një e Jugut.

Ç'farë ka Kim vërtetë në mendje? Ai do të mbrojë veten. Ai do të qendrojë në pushtet. Ndaj ai do të negociojë në nivel si i barabartë me SHBA-në. Jo me Korenë e Jugut, për të cilën ai e di, se ky vend të paktën në aspektin ushtarak ecën në linjën e SHBA-së. Ai nuk do të negociojë as me Kinën, e cila luhatet mes interesave të saj ekonomike dhe atyre strategjike. Kim kundër Trump - kjo është loja ku i var shpresat Koreja e Veriut!

Bëhet fjalë për paqen

"Çfarë fodullëku!" mund të shfrysh tani, "çfarë arrogance!" - por po të gjykosh me mendje të ftohtë nuk ka alternativë tjetër. Pavarësisht gjithë aeroplanmbajtëseve, supërfuqisë së tij kolosale ushtarake Trump nuk mund të bëjë asnjë lëvizje pa e rrezikuar Korenë e Jugut e madje me gjasë edhe pa provokuar një luftë botërore. Krahasuar me rrethana të tilla a nuk do të ishte më mirë një sakrificë e vogël për egon e presidentit të SHBA-së, që të flasë me Kim në vend që tëshkruajë në twitter për të? Ky nuk do të ishte i pari diktator, me të cilin Amerika do të duhej të bashkëvepronte. Shpesh në ujdira të tilla me dhespotë bëhet fjalë për naftë, armë e para. Ndërsa kësaj here është fjala për paqen.