1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pa gojë

Richard Wagner
4 Dhjetor 2017

Shpërthimet e zemëruara të Donald Trumpit ushqejnë dyshimin se ndoshta ka edhe gjëra më të rëndësishme, mendon Richard Wagner.

https://p.dw.com/p/2oiAt
USA Donald Trump mit Michael Flynn im Wahlkampf
Fotografi: Getty Images/G. Frey

Jo vetëm që prej ngritjes së aktpadisë kundër ish-këshilltarit të Sigurisë, Michael Flynn ai sillet si një kafshë që e kanë zënë ngushtë dhe që e sheh rrugëdaljen e vetme në dërrmimin e kundërshtarëve me fuqinë e krijuar nga dëshpërimi i thellë. Përballë mënyrës së menduar, me të cilën hetuesi të posaçëm Robert Mueller përpiqet të zbulojë lidhje të mundshme të Trumpit dhe të ekipit të tij elektoral me Rusinë - Flynni është tashmë personi i tretë, të cilin ai e ka kapur duke bërë shkelje -, shpërthimet e nevrikosura të Presidentit vetëm ushqejnë dyshimin se është e mundur që të ketë gjëra edhe më të rëndësishme.

Hetuesi i posaçëm i SHBA, Robert Mueller
Hetuesi i posaçëm i SHBA, Robert MuellerFotografi: Getty Images/C. Somodevilla

Kjo pamje - e një Presidenti që shpërndan goditje përreth tij, megjithë suksesin e tij në reformën e taksave - po ta plotësosh me mesazhet e dashurisë, të cilat ai ia dërgoi para pak kohësh Vladimir Putinit, dhe në të cilat ai u besoi përbetimeve të tij, se nuk është përfshirë në fushatën elektorale amerikane, më shumë se rezultateve të punës së shërbimeve të fshehta vetjake - atëherë e gjitha kjo të lë pa gojë - dhe të bën që të presësh me interes frytet e punës së mëtejshme të hetuesit të posaçëm. 

www.faz.net

Të gjitha të drejtat të rezervuara. © Frankfurter Allgemeine Zeitung GmbH, Frankfurt am Main