Koment i FAZ: Realizmi i ri | Bota | DW | 16.04.2018
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Koment i FAZ: Realizmi i ri

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas dëshiron dialog me Rusinë. Ndërkohë në Ministrinë e Jashtme kanë një qendrim më realist ndaj synimeve të Rusisë.

Është e drejtë, kur ministri i Jashtëm Maas dëshiron të përpiqet edhe më tej për një dialog me Rusinë. Tema për të diskutuar do të kishte boll, ajo që ndodh në Siri, në Ukrainën Lindore, sulmet kibernetike ruse dhe kështu me radhë. Por kur dialogu degjeneron në një farsë të ritualizuar, atëherë mundimi nuk ia vlen.

Në Perëndim, ka vënë re Maasi, shumëve u ka ardhur në majë të hundës nga kjo mungesë përmbajtjeje. Paardhësit e tij në Ministrinë e Jashtme kanë lejuar t'i ushqejnë për një kohë tepër të gjatë me këtë mungesë përmbajtjeje; ata e kanë pasur të vështirë të pranojnë të dukshmen: sjellja e Moskës është armiqësore. Me sa duket, ndryshimi i një pjese të ekipit çon në një realizëm të ri.

Frankenberger Klaus-Dieter Kommentarbild App PROVISORISCH

Klaus-Dieter Frankenberger

Edhe vetë kancelarja përdor një ton të ri në rastin e tubacionit të gazit Nord Stream 2. Për herë të parë ajo foli për faktorë politikë. Kjo ka të bëjë me konjunkturën globale, ndoshta me vizitën e afërme në Shtëpinë e Bardhë. Por as Schröderianë nuk ka më me pozicione qendrore në qeveri. Gatishmëria për dialog është e mirë, realizmi i ri nuk është më pak i mirë.