1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Koment: Duartrokitje dhe rrahje supesh

Me kursin e largimit nga Rusia në drejtim të perëndimit qeveria në Kiev i hyn një rreziku të madh. Tani SHBA nuk duhet të zhgënjejë shpresat e ukrainasve, mendon Miodrag Soric.

Uashingtoni e nderon shumë presidentin ukrainas. Petro Poroshenko mbajti një fjalim impresionues, luftarak në kongresin amerikan. Ai është një ndër të paktët të huaj, që lejohet të flasë në këtë vend aq të rëndësishëm për amerikanët. Një nderim i veçantë, që i bëhet atij nga amerikanët. Ai u foli amerikanëve nga zemra, kur theksoi të drejtën për lir dhe vetëvendosje. Deputetet iu përgjigjën me duartrokitje të gjata lutjes së tij. “Mos e lini vetëm Ukrainën!”

Kudo që shfaqet presidenti ukrainas në Uashington, në Kongres, në Shtëpinë e Bardhë, në fondacione, atij i shtrohet qilimi i kuq, ai nderohet, politikanët i rrahin atij supet. Në vështrim të parë pra një vizitë e suksesshme e një kryetari shteti në kryeqytetin amerikan. Por atmosfere festive megjithate nuk krijohet. Kjo ka arsye.

Petro Poroschenko ka halle. Moska ka aneksuar Krimenë dhe vazhdon të kontrollojë lindjen e Ukrainës. Ekonomia e vendit është pak para rrënimit. Papunësia rritet. Rusia e mbyll tregun e saj për mallrat ukrainase. Marrëveshja aq e diskutueshme e asociimit me BE hyn në fuqi plotësisht në fund të vitit 2015. Kievit i mungojnë paratë për t'i paguar Kremlinit faturat e gazit. Moska po e mbyll ngadalë rubinetin e gazit. Kaloriferët në Lemberg, Odesa, apo Kiev mund të mbeten pa ngrohje në muajt e ardhshëm. Është e qartë se ukrainasit po paguajnë një çmim të lartë për orientimin e ri politik: larg Rusisë në drejtim të perëndimit.

Miodrag Soric

Miodrag Soric

Cila është përgjigja amerikane ndaj kërkesës së Poroshenkos për para dhe armë? Ushtria ukrainase ka nevojë për armë për t'u mbrojtur nga sulmuesit në lindje të vendit. Qeveria ka nevojë për para për të përballuar shpenzimet e dimrit për 47 milionë njerëz. Për t'u shprehur me fjalët e Poroschenkos: Vetëm me batanije nuk fitohet lufta dhe nuk ruhet dot as paqja.

Deri tani amerikanët nuk kanë qenë të gatshëm ta furnizojnë me armë, sepse Presidenti Putin nuk duhet provokuar. Përveç kësaj konflikti nuk mund të zgjidhet me mjete ushatarake, u tha në Uashington. Kështu reagoi së paku në vitin 2008 edhe presidenti George Bush. Ai refuzoi që t'i japë armë Gjeogjisë, kur vendi luftonte kundër Rusisë.

Poroshenko nuk do të marrë as para të reja. Sepse në Amerik është fushatë zgjedhore. Prandaj deputetët nuk aprovojnë dhurata miliardëshe për shtete, me të cilët qytetarët amerikanë nuk kanë ndonjë afinitet. Jo hapur politikanët e Uashingtonit vënë gishtin edhe mbi korrupsionin e përhapur në Ukrainë: Kush e di se si përfundojnë në fund paratë e ndihmave? Le të ndihmojnë europianët dhe FMN, mendon klasa politike.

Ai që zgjon shpresa të gabuara, del me zhgënjime të mëdha, duhet të ketë thënë një herë ish ministri i Jashtëm i SHBA Henry Kissinger. SHBA me vite të tëra kanë bërë për vete ukrainasit, i kanë inkurajuar që të heqin dorë nga afërsia me Rusinë. Pasi Ukraina tani po ecën në këtë rrugë, Uashingtoni mban një bashkëpërgjegjësi për ukrainasit. Amerikanët nuk i përgjigjen kësaj përgjegjësie, ndërsa vazhdojnë të mos japin gjë.