1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Koment: BE dhe Rusia

Me nënshkrimin në Marrëveshjen e Asociimit, BE e lidhi fort pas vetes Ukrainën. Me këtë u vulos edhe ndarja e re në Evropë. BE nuk kishte alternativë, mendon Bernd Riegert

Bernd Riegert

Bernd Riegert

Për këto firma vdiqën njerëz. Në sheshin Maidan, ku u mbajtën demonstratat, të cilat imponuan kthesë në Ukrainë. Meqenëse presidenti ukrainas, Janukoviç kaloi në anën ruse dhe e zhvendosi rrugëtimin e Ukrainës për në BE, atij iu desh të ikë. Një ditë historike. Ukraina bën pjesë tani në Evropë. BE i premton Ukrainës ndihmë dhe merr një përgjegjësi të lartë për rindërtimin ekonomik. Këto shpresa të njerëzve, Evropës nuk i lejohet t'i zhgënjejë. Ndihma e premtuar ekonomike tani duhet të rrjedhë shpejt. BE dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar duhet të dalin nga vetja. Lehtësimet doganore për Ukrainën mund të ishin vetëm një hap i parë.

Perdja e re e hekurt

Takimi i nivelit të lartë në Bruksel shënon një kthesë të qartë. 25 vjet pas rënies së Murit, bie sërish një perde imagjinare e hekurt mbi Evropën. Këtë herë kjo perde kalon mes për mes Ukrainës. Rusia aneksoi Krimenë. BE dhe SHBA e pranuan që nuk mund ta ndryshojnë më këtë fakt në një kohë të afërt.

Rusinë e izolojnë për politikën e saj perandorake. Sanksionet e vendosura duken si shpime me gjilpërë. Për to në Moskë do të buzëqeshet, por në plan afatgjatë Vladimir Putini mund ta dëmtojë vendin e tij me etjen e tij për pushtet. Investues nga Perëndimi do t'i shmangen Rusisë. Agjencitë e klasifikimit të riskut e kanë vënë në objektiv Rusinë. Rubla po bie, njësoj si kurset e aksioneve.

Sipas vlerësimit të BE, popullsia ruse duket të jetë e gatshme të durojë për një kohë të gjatë mundime. Pra do të nevojitet kohë e gjatë, për të arritur dikur një ndryshim të politikës ruse. Do të ishte mirë që zotëria në Kremlin të kujtohet, se Bashkimi Sovjetik i glorifikuar prej tij u rrënua për arsye ekonomike.

Sanksionet e vërteta ekonomike, të cilat besohet se do t'i dëmtojnë të dyja palët, duhet të pasojnë vetëm kur Rusia të depërtojë në Ukrainën lindore. Kështu që mbetet vetëm shpresa që Vladimir Putini të kalojë në një politikë të bashkëekzistencës dhe të heqë dorë nga aktet agresive. Ka një sinjal të parë, se puna mund të vijë vërtet kështu: Rusia hoqi dorë nga aksionet e drejtpërdrejta të përgjigjes dhe duket e gatshme që të bierë dakord për dërgimin e një misioni të OSBE-së në Ukrainën Lindore.

Takimi i nivelit të lartë në Bruksel shënon një kthesë, sepse partneriteti strategjik me Rusinë, të cilin BE e ka synuar për 15 vjet rresht, tani u desh të ndërpritet. Të menduarit në blloqe, i cili u kujtua i kapërcyer përcakton debatin politik. Evropianët duhet të qëndrojnë edhe më tej të bashkuar. Ukraina bën pjesë tani përfundimisht në kampin perëndimor - me kusht, natyrisht që zgjedhëset dhe zgjedhësit të votojnë për këtë në zgjedhjet e majit.