1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Koment: Asgjë e vetëkuptueshme

Kryeministri britanik Cameron ka nxitur me kërkesat për reforma një debat të nevojshëm prej kohësh. Dhe ai ka përkrahës dhe në Evropë, mendon Christoph Hasselbach.

"Në qoftë se kjo nuk ju pëlqen, largohuni." Për shumë kohë ndër anëtarët e BE-së kjo qe mënyra e reagimit me arrogancë demonstrative për kërkesat e vazhdueshme të veçanta të Londrës. Por këto zëra janë bërë më pak. Era në Europë është kthyer. Një bashkim gjithnjë e më politik? Vështirë se dikush është sot për udhëtimin dhe punësimin e pakufizuar në BE? Kudo po ulen përsëri trarët e kufijve. Solidaritet me vendet me borxhe? Shumë e shohin sjelljen e qeverisë greke si shfrytëzim të bujarisë evropiane. Ishin këhë të tjera ato, kur lëshoheshin ide dhe objektiva të mëdha, idealiste. Ishte koha para krizës financiare dhe sidomos para asaj të refugjatëve.

Ndryshimi në qëndrim drejt pozicioneve të kryeministrit Cameron mund të vërehet edhe në Gjermani. Sot është madje një ministre social-demokrate gjerman ajo që do të kufizojë të drejtat e të huajve që nuk janë nga vendet e BE-së për përfitime sociale. Në këtë mënyrë ajo ndryshon vetëm gradualisht, por jo në themel prej kërkesës më të diskutueshme britanike. Sidomos gjermanët kanë kuptuar gjatë krizës financiare se sa vetëm mund të mbeten brenda BE-së, nëse kërkojnë aftësi konkurruese dhe reforma. Pa britanikët atyre do t'u mungonte për këtë një përkrahës i rëndësishëm. Holandezët, suedezët apo finlandezët bëjnë gjithashtu pjesë këtu, por ata nuk kanë të njëjtin ndikim. Dhe partneri i ngushtë Franca e ka dëshmuar veten vitet e fundit si kundërshtare e reformave.

Edhe në arenën ndërkombëtare britanikët janë pothuajse të pazëvendësueshme: Mbretëria e Bashkuar ka të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit, eshtë fuqi bërthamore, shumë e rëndësishme nga pikëpamja ushtarake, ka një rrjet të dendur lidhjesh globale, Londra është me distancë qendra më e rëndësishme financiare e Evropës. Vendi i jep BE-së kështu një peshë shtesë e cila shkon qartë përtej rëndësisë ekonomike të Britanisë.

Një jetë e mirë jashtë euros und Shengenit

Christoph Hasselbach

Christoph Hasselbach

Shumë në kontinent duket se besojnë, se interesi ekonomik do t'i shtyjë britanikët në fund për të votuar në referendum për qëndrimin në BE. Por kjo mund të mos jetë kështu. Shumica e britanikëve janë të kënaqur që kanë mbajtur paundin, dhe kështu që nuk kanë nevojë të marrin pjesë në shpëtimin e euros dhe mund të vazhdojnë politikën e tyre monetare. Ata janë gjithashtu të lehtësuar, sidomos këto javë dhe muaj, që nuk i përkasin zonës Shengen, kështu që e kanë nën kontroll shumë më të mirë imigracionin. Prandaj britanikët e shohin se ka një jetë edhe jashtë dy fushave kryesore të BE-së, në qoftë se nuk ka madje një më të mirë.

Prandaj edhe paralajmërimet e kancelares Merkel, presidentit Juncker dhe të tjerëve, se Shengeni apo euroja janë vendimtare për fatin e të gjithë BE-së, bien krejtësisht në vesh të shurdhër tek publiku britanik. Ato vlerësohen si bërje paniku, në qoftë se nuk konsiderohet si shantazh.

Sigurisht, monedha e përbashkët dhe heqja e kontrolleve në zonën Shengen janë arritje të mëdha. Por, nëse duam t'i mbajmë britanikët - dhe ndoshta së shpejti edhe të tjerë - në BE, nuk mund të jemi të kënaqur me përsëritjen e slloganeve të rëndomta. Brukseli ka dhënë për një kohë të gjatë për çdo problem përgjigjen stereotipe "më shumë Evropë". Sa kohë që kohët ishin me diell, kjo me sa duket u mjaftonte të shumtëve. Cameron dhe bashkatdhetarët e tij kanë guxuar t'i vënë në pikëpyetje besimet evropiane. Kjo është e shëndetshme. Dhe referendumi nuk është zhvilluar. E gjithë BE-ja duhet të diskutojë nga e para për atë që atä që dhe çfarë është e rëndësishme për të.