1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Koment: Abuzim me religjonin?

Vala e fundit e dhunёs nё Malin e Tempullit shtron pyetjen mbi karakterin e vёrtetё tё konfliktit nё Lindjen e Mesme. Konflikt kryesisht i natyrёs politike? E vёrteta mund tё jetё mё e zymtё, druan Kersten Knipp.

Episodi i fundit nё Malin e Tempullit bёn pjesё nё ato histori, qё kanё mё shumё se sa vetёm njё fillim. Banorёt hebrej sulmuan njё fёmijё palestinez, si rrjedhojё pati pёrleshje, thotё njёra palё. Pushtimi i xhamisё Al-Aksa nga tё rinjtё palestinezё ishte i planifikuar prej kohёsh, thuhet nga pala tjetёr. Nё ҫdo rast, tё dyja palёt sigurojnё, se secila ka reaguar pёr shkak tё agresionit tё palёs tjetёr. Sidoqё qё tё ketё qenё fillimi i kёtij episodi, ai ёshtё njё mёsim politik. Ai bёn tё qartё, ose tё paktёn tё le tё marrёsh me mend, se pёrse pёrpjekjet e shumta - e pikёrisht edhe ato ndёrkombёtare - pёr t'i dhёnё fund konfliktit nё Lindjen e Mesme, kanё dёshtuar. E me sa duket edhe duhej tё dёshtonin. Arsyeja ёshtё fare e qartё: ndёrmjetёsuesit vazhdimisht e kanё nёvleftёsuar dimensionin fetar tё konfliktit. Nё shtetet e socializuara sekulare dhe postreligjoze thjeshtё nuk mund tё imagjinohet, qё zgjidhjet moderne tё konflikteve mund tё dёshtojnё prej verbёrisё fetare. Ato e konsiderojnё konfliktin e vazhdueshёm izraelito-palestinez kryesisht si konflikt interesash territoriale. Ata i kanё bёrё llogaritё pa marrё parasysh marrёzinё fetare - e kjo ekziston tek tё dyja palёt.

Shovinizёm fetar

Banorё radikalё qё duan tё ngjiten nё Malin e Tempullit nё shenjё fetare. Myslimanёt besimtarё, qё i kёrcёnojnё ata duke u tundur Kuranin. Nga rajoni vijnё gjithmonё tё njёjtat imazhe, tё njёjtat forma tё shprehjes. Gjithnjё e mё fort kёto tё bёjnё tё dyshosh nё tezёn, se feja del gjithmonё - e veҫanёrisht - nё pah, kur dёshton politika. Nё kёtё konflikt luhatet diҫka qё del jashtё analizёs racionale. Kjo do tё vazhdojё kёshtu pёr aq kohё, sa kjo analizё nuk do tё jetё e vullnetshme ose nuk do tё jetё nё gjendje, qё tё zerё fill edhe prej ekzistencёs sё motiveve irracionale.

Konflikti religjoz nuk bёhet mё i thjeshtё duke u pёrzier me grindjen politike ose territoriale. E natyrisht qё ёshtё e vёshtirё, t'i ndash tё dyja nga njёra-tjetra. Pёrse, mund tё shtohet pyetja, lejohen hebrejtё (po ashtu si edhe kristianёt) ta vizitojnё Malin e Tempullit - por nuk lejohen tё falen nё tё? Fondacioni islamik Wagf, qё e administron kёtё territor, mund tё tregohet mё zemёrgjerё. Nga ana tjetёr ёshtё e vёshtirё tё pёrfytyrosh, qё hebrejtё dhe myslimanёt tё kryejnё fare pranё njёri-tetrit me urtёsi ritualet e tyre nё Malin e Tempullit, ndёrkohё qё vetёm pak qindra metra mё tutje ata pёrleshen nё rrugё me njёri-tjetrin.

Kommentarbild App

Kersten Knipp

Nga ana tjetёr edhe politika izraelite nё Jordanin Perёndimor ndjek motive fetare. Atje ndodhen qendrat e rёndёsishme historike tё judaizmit. Edhe pёr kёtё arsye izraelitёt ndjekin atje njё politikё brutale pushtimesh. Mite dymijёvjeҫare tё vjetra i gjunjёzojnё format e civilizuara tё komportimit.

Abuzim apo pёrdorim i fesё?

Natyrisht traditat kanё peshёn e tyre. Por po ashtu shtrohet pyetja, a do t' i jepet epёrsi besimit tё etёrve apo sё ardhmes sё fёmijёve? Tё dyja njёkohёsisht nuk shkon. Pёr aq kohё sa Izraeli u garanton de facto liri kaq tё madhe banorёve radikalё si aktualisht, ёshtё e vёshtirё, qё ky vend ta quajё veten modern dhe pa paragjykime. E pёr aq kohё sa tё rinjve palestinezё nuk u shkon mendja pёr gjё tjetёr veҫse tё tundin Kuranin, edhe shoqёria e tyre ёshtё larg modernes.

Jo vetёm duke iu referuar konfliktit izraelito-palestinez bёhet fjalё pёr abuzim me fenё. Nё sfondin e energjive shkatёrrimtare, qё ndёrkohё kanё pёrfshirё tё gjithё Lindjen e Mesme, shtrohet pyetja, nёse kjo ka shpalosur karakterin e vёrtetё saj, njё forcё qё i pengon tё gjitha zgjidhjet racionale tё konfliktit.