1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Koment: 24. Shtator - Vërtet votimet më të mërzitshme të Gjermanisë?

Gjermania voton e në fund Angela Merkel është kancelarja gjermane - si në votimet e mëparshme. Por edhe nëse ndodh kështu, gara nuk ka marrë fund dhe shumë çështje janë ende të hapura, mendon Dagmar Engel.

Thuhet se zgjedhjet kanë mbaruar, por nuk është kështu, edhe sepse qendrat zgjedhore mbyllen më 24.09.2017 në orën 18:00. Pra votime ka gjatë gjithë së dielës. Ajo që ne mendojmë se dimë bazohet vetëm në sondazhe. Sa për kujtesë: Vitin e kaluar, dy herë ne shkuam të flemë me rezultatet e sondazheve e u zgjuam me Brexit dhe Donald Trump.

Por kaq keq kësaj here nuk do shkojnë punët. Sepse rezultati i pritshëm mes kandidates së Unionit, Angela Merkel edhe socialdemokratëve ka një diferencë të madhe. Tregjet financiare me arrogancën e tyre e mbyllën javën, me idenë, se çdo gjë do të jetë si më parë, pra stabilitet.

Së shpejti koalicion tresh?

Por edhe kësaj here asnjë parti nuk qeveris dot e vetme. Angela Merkel është e fuqishme, por në çështjet e koalicionit edhe ajo duhet të bëjë lëshime. Në legjislaturën e fundit ishte SPD-ja ajo që kërkoi futjen e pagës minimale. Në legjislaturën e re mund të jetë industria e qymyrit, nga e cila duhet të ndahet kancelarja. Ose një ligj migracioni, si e kërkon partia liberale, FDP, dhe unioni nuk e pranon. Ndoshta ajo duhet t‘i kapërdijë të dyja këto ndryshime, nëse rezultati nuk mjafton për koalicionin e CDU-së vetëm me një parti. Kjo bën të rritet gatishmëria për grindje politike.

Për një koalicion vetëm me një parti, rezultati do të mjaftonte me sa duket vetëm me partinë socialdemokrate. Por socialdemokratët nuk duan më të jenë në një qeveri të drejtuar nga CDU. Rezultati tregon, se kjo parti po humbet kështu shumë pikë në elektorat. Nëse SPD do të dalë me më pak se 25% të votave, ajo do të kalojë në opozitë. Nëse ajo do të kapë një rezultat vetëm 20%, atëherë mund të kemi largimin e Martin Schulzit që të dielën e votimeve.

Kommentarbild Kommentatorenfoto Dagmar Engel

Dagmar Engel

Për unitetin e shoqërisë

Një peshë të veçantë ka edhe çështja, se sa votuese e votues të harruar ka ndërkohë në Gjermani. Jo të gjithë ata që votojnë AfD-në janë nacionalistë radikalë të djathtë, apo racistë. Por kushdo që voton për këtë parti, duhet ta dijë ndërkohë, se kujt ia jep votën. Këto votime populistët e djathtë nuk i fitojnë, e me ta nuk do të qeveris askush. Vetëm në politikën e jashtme, forcimi i kësaj partie do të thotë një humbje të imazhit të Gjermanisë, por ndryshe kjo parti nuk ka ndonjë rëndësi për pjesën tjetër të botës.

Por populistët e djathtë me diskursin e tyre politik do të kenë ndikim në vend, pra pak a shumë ata kanë një ndikim në drejtimin që do të marrë Gjermania në të ardhmen. Tek rezultati që do të kapë partia „Alternativa për Gjermaninë", do të duket edhe se sa e përçarë është shoqëria gjermane. E se sa e madhe është detyra e qeverisë së ardhshme për të siguruar unitetin brenda shoqërisë – në një Gjermani të hapur e moderne brenda Europës.

Kjo është ajo, për të cilën vendosin gjermanët të dielën. Pra trazim ka!

Ju mund të jepni mendimin Tuaj në fund të këtij artikulli. Ne ju mirëpresim. Krahas kësaj: Ndiqni zgjedhjet në Gjermani online, dw.cm/albanian dhe në mediat sociale!