1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Koment: çmontimi i shefit të BND-së

Gerhard Schindler duhet të largohet para kohe nga posti i presidentit të BND-së. Por të befason momenti i largimit të tij. Qeveria nuk është transparente sa duhet, mendon Marcel Fürstenau.

Gerhard Schindler

Gerhard Schindler

Presidenti i Shërbimit Informativ Federal (BND), Gerhard Schindler, nuk i ka plotësuar pritjet e qeverisë federale. Ndaj duhet të largohet para kohe, më 1 korrik të këtij viti. Zyrtarisht nuk ka ndonjë shpjegim. Qeveria federale nuk e ka për detyrim të japë shpejgime. Por do të ishte mirë sikur më vonë të shpjegojë ndryshimet në kreun e BND. Sepse prej kohësh ekzistojnë shkaqe të shpjegueshme për këto masa.

Ndër shkaqet që duhen përmendur është afera e NSA-së, lidhur me të cilën siç u konstatua në vitin 2013, ka qenë e involvuar edhe BND-ja. Plot dy vite me radhë po përpiqet një komision hetues parlamentar që ta zbardhë këtë aferë. Anëtarët e komisionit janë edhe vet të befasuar me informacinet për shkarkimin e Schindlerit.

Befasia nga lajmi

Ndryshe po sillen anëtarët e qeverisë. Ministri i Jashtëm Frank-Walter Steinmeier dhe ai i Ekonomisë, Sigmar Gabriel ( të dy socialdemokratë) kanë qenë në dijeni prej kohësh mbi me planet e ministrit në Kancelari, Peter Altmaier (CDU). Flitet se ministri i Financave Wolfgang Schäuble (CDU), ka influencuar edhe përzgjedhjen e pasardhësit, sepse pasardhësi Bruno Kahl vjen pikërisht nga ministria e Financave. Ndaj nuk është habi që disa deputetë dyshojnë se pikërisht Schäuble ka pasur gisht në këtë lojë. Ndonëse motivet ende nuk dihen.

Shtrohet pyetja, pse qeveria federale po hesht kaq shumë rreth këtyre çështjeve. Askush nuk mund ta kundërshtojë vendimin në qoftë se thuhet se Schindler është larguar për shkak të aferës BND/NSA. Gjatë punës së komisionit hetimor parlamentar dhe nga raportimet e mediave është krijuar përshtypja se shërbimi sekret ka bërë një jetë të pakontrolluar parlamentare. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë Schindler është dashur të largohet para një viti.

Schindler dhe përgjegjësia e tij

Zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert, ka deklaruar në prill të vitit 2015, se "në BND ka pasur mangësi teknike dhe organizative". Përgjegjësia e presidentit nuk mund të anashkalohet, por këtu ka dhe gjëra, të cilat Schindler i ka trashëguar nga paraardhësit e tij. Probleme të tilla ka shumë, në radhë të parë ato që lidhen me bashkëpunimin e institucioneve me NSA. Bashkëpunimi ka qenë i mundur edhe për faktin se ligji nuk ka qenë i saktë sa duhet.

Disa punonjës të shërbimeve sekrete duket se kanë punuar sipas motos së njohur: ajo që nuk nalohet me ligj, është e lejuar. Dhe kjo nuk mund të merret në tërësi për keq. Sepse nga BND-ja pritet që në kohët e terrorizmit të rrezikshëm, të evitojë sulmet si ato në Paris, Bruksel apo Stamboll.

Motivet e vërteta mbetet të paqarta

Kjo parashikohet edhe në profilin e shërbimit sekret. Korniza ligjore krijohet nga Parlamenti. Reforma e ligjit për BND-në është paralajmëruar kaherë. Grupi parlamentar i SPD-së ka përpuanuar para një viti edhe propozime konkrete. Por ndërkohë është krijuar përshtypja, jo vetëm tek socialdemokratët, se partnerët konservatorë të Unionit po luajnë me kohën. Ligjet e miratuara shpejt për azilin dëshmojnë se edhe ligji për BND-në mund të ndryshohet shpejt. Më mirë vonë se kurrë, thonë kritikët.

Por dyshimi mbetet, sepse dërgimi i Schindlerit në pension mund të jetë vetëm një manovër për zhvendosjen e vëmendjes. Motivi: të tregohet aftësi veprimi. Por timing-u dhe muzika përcjellëse krijojnë një përshtypje tjetër. Altmaier fe alënderon Schindlerin për "punën e gjatë dhe plot merita", dhe si shpërblim e hedh në - shkretëtirë. Qeveria nuk beson më se Schindler mund të pëballet me "sfidat e mëdha". Kjo mund të thuhej. Por jozyrtarisht dyshohet se ka motive të tjera. Pasardhësi i tij do ta marrë këtë post me këto ngarkesa.