080109 Frankreich Kapitalismus
9 Janar 2009Fillimisht fjala ishte për një „samit ndërkombëtar“, por pastaj takimit të laureatëve të çmimit Nobel dhe kryetarëve të qeverive të thirrur nga presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, iu vu emri "Kolokium".
Sarkozy ende aktiv
Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, di t´i përveshë mëngët verbalisht. Nëntorin e kaluar, në kulmin e krizës bankare, ai e mori fjalën së bashku me ish-kryeministrin britanik Tony Blair dhe u ankua për kohën e gjatë, që do të kalonte, deri në marrjen e detyrës nga presidenti i ri i SHBA-ve. Atëherë i sapokthyer nga konferenca e krizës e G20-s në Uashington, Sarkozy pat ftuar në një samit tjetër, sigurisht në Paris, deri sa më vonë të mund të zhvillohej takimi me Barack Obamën. Motoja e Sarkozy-së që prej fillimit të krizës ishte: "Vetërregullimi, për të zgjidhur të gjitha problemet, ka kaluar. Edhe laisser-faire. Tregut të gjithëpushtetshëm, që ka gjithnjë të drejtë – edhe atij i ka kaluar koha. Ne i kemi shpëtuar për një fije floku katastrofës."
Transformim i kapitalizmit botëror
Në Paris duhet zbuluar kapitalizmi i ri, sipas Sarkozy-së. Kur ai ishte akoma presidenti i rradhës i BE-së, këtë punë duhej ta kryente BE apo biles grupi i euros. Sarkozy mendon se Evropa duhet të zhvillojë idenë e transformimit të kapitalizmit botëror. "Ajo që ka ndodhur, është tradhëti e vlerave të kapitalizmit. Nuk ka qenë vënie në pikëpyetje e ekonomisë së tregut."
Por ideja fillestare e Sarkozy-së për konferencën ishte më globale, prandaj krahas Tony Blair-it, në një program tani më të reduktuar, vjen edhe Angela Merkel, shefi i Bankës Qëndrore të euro-s Jean-Claude-Trichet, presidentja e Liberisë, pesë ministra nga e gjithë bota dhe tre laureatë të çmimit Nobel për ekonominë. Në fakt Sarkozy do të dëshëronte të kishte më shumë personalitete. Dëshira e tij gjatë krizës bankare ishte që:„Fuqitë e mëdha sot dhe fuqitë e mëdha të së nesërmes duhet të bashkohen, për të mbajtur së bashku përgjegjësinë, që ua jep pesha e tyre.“
Të enjten dhe të premten (08.01-09.01) në Paris duhet vrarë mendja për tre çështje: Për vlerat e kapitalizmit të ri, për rregullimin e tij dhe për çështjen se si përputhen globalizimi dhe drejtësia sociale. Kancelaren gjermane Angela Merkel do ta informojnë më vonë, sepse ajo do të qëndrojë deri në fjalën e hapjes, pastaj shkon tek presidenti Sarkozy në pallatin Elysee, për bisedime dhe për një bisedë pune kokë më kokë.
Marrëdhënia gjermano-franceze në prizmin e krizës botërore
Aty do të diskutohen siç duket përsëri temat e vjetra nga gjysma e dytë e vitit të kaluar. Franca vepron, ndërsa Gjermania akoma mendon, kishte thënë Sarkozy pas vizitës së fundit të Merkelit në Paris dhe as kësaj rradhe nuk do të jetë më mirë. Presidenti centralist e lavdëron veten vazhdimisht për paketën e tij koniunkturore, ndërsa shtypi francez ditët e fundit ka informuar hollësisht për ecejaket në debatin e Berlinit për uljen e taksave. Pavarësisht se çfarë thonë të dy politikanët në konferencën e tyre të fundit për shtyp.
Sarkozy mbetet tek ajo që ka pohuar pas samitit të BE-së në tetor: „A na duhet në krizën ekonomike i njëjti koordinim si në krizën bankare? Nga këndvështrimi i presidencës franceze përgjigja është katër herë po! Kështu! Dhe a jemi te të gjithë të këtij mendimi? Jo, Jo, Jo"“