1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kohë të këqija për raportet Moskë-Uashington

R. Goncharenko/Eliana Xhani9 Gusht 2013

Anulimi i takimit mes presidentit amerikan Barack Obama dhe homologut te tij rus Putin është për të ardhur keq, por jo fatkeqësi, mendojnë ekspertët. Ata presin një ftohje të marrëdhënieve mes Rusisë dhe SHBA.

https://p.dw.com/p/19N4w
Obama dhe Putini në Los Cabos të Meksikës në punimet e samitit G20Fotografi: Reuters

Mund të kishte ndodhur edhe më keq. Këtë thonë shumë ekspertë për vendimin e Presidentit amerikan Barack Obama, për të anuluar takimin me kreun e Kremlinit Vladimir Putin. Ishte planifikuar që dy krerët e shteteve të takoheshin në Moskë në prag të samitit të G-20 në Shën Petërburg në shtator.

Shtëpia e Bardhë të mërkurën (07.08.2013) e argumentoi anulimin e takimit ndër të tjera me vendimin e Rusisë për t'i dhënë azil ish punonjësit të arratisur të shërbimit sekret amerikan, Edward Snowden. Presidenti amerikan do të marrë megjithatë pjesë në samitin e G-20, deklaroi Uashingtoni.

"Mirë që Obama të paktën do të vijë"

Dimitri Trenin, politolog rus dhe drejtor u Qendrës Camegie në Moskë
Jewgeni Mintschenko -drejtor i përgjithshëm i Institutit për ekspertizë ndërkombëtare në MoskëFotografi: DW

"Mund të kishte ndodhur edhe që Obama të mos vinte", thotë Evgeni Mintçenko, drejtor i Institutit Ndërkombëtar për Ekspertizë ndërkombëtare në Moskë. Presidenti i SHBA-së ishte i detyruar të reagonte ndaj vendimit të Rusisë për azil, tha Mintçenko për Deutsche Welle-n. Në politikën e brendshme Obama ka qenë edhe më parë në qendër të kritikave për shkak të politikës së tij ndaj Rusisë, mendon eksperti. Ai i referohet përpjekjes së Obamës gjatë mandatit të tij të parë, për të përmirësuar me një fillim të ri marrëdhëniet e tensionuara me Rusinë.

Ngjashëm mendon edhe politologu Dmitri Orlov. "Nuk është një katastrofë që Obama nuk takohet personalisht me Putinin", thekson në bisedë me DW anëtari i partisë qeverisëse "Rusia e Bashkuar". Një skandal më i madh do të ishte nëse Obama nuk do të vinte aspak në Rusi dhe do të dërgonte zëvendësin e tij Joe Biden, thotë Orlov.

"Është mirë që Obama shkon në Rusi për samitin e G-20", mendon edhe Christian Wipperfürth nga Berlini. Publicisti dhe autori i librit "Politika e jashtme e Rusisë" tha në bisedë me DW se është për të ardhur keq që Presidenti amerikan nuk do të takohet me Putinin. Një situatë e ngjashme ka qenë edhe pas luftës ruso-gjeorgjiane në gusht 2008 në Kaukaz. Vendet perëndimore patën anuluar atëherë bisedimet në Këshillin NATO-Rusi. Wipperfürth shpreson që Putin dhe Obama "ndoshta vendosin të zhvillojnë bisedime intensive në kuadër të samitit të G-20"

Interesat e përbashkët vazhdojnë

Dmitri Trenin, Direktor des Moskauer Carnegie-Zentrums *** undatiert, eingestellt im Juni 2013
Fotografi: Denis Borisov-Ris

Por për ekspertin ka më shumë gjasa për kohë të akullta mes Rusisë dhe SHBA-së. "Atmosfera është e keqe dhe kam frikë se nuk do të ketë përmirësime të vërteta vitet që vijnë", beson eksperti nga Berlini. Mosbesimi tek të dyja palët është shumë i madh. Megjithatë të flasësh për "Luftë të ftohtë", siç bëjnë disa medie në Gjermani, është e tepruar.

Vendimi i Obamës për të mos u takuar me Putinin është "një gjest simbolik". Wipperfürth është i bindur se Rusia dhe SHBA, megjithë tensionet aktuale për shkak të Snowden dhe çështje të tjera, vazhdojnë të kenë interesa të përbashkëta. Si shembull ai përmend situatën në Azinë Qendrore pas tërheqjes së trupave të NATO-s nga Afganistani në 2014. Veç kësaj doktrina e re ruse për politikën e jashtme, parashikon krijimin e një zone të përbashkët ekonomike me BE-në. Wipperfürth e vlerëson këtë si një shenjë që Rusia kërkon një lidhje me Perëndimin.

Fundi i politikës së rifillimit?

Ndryshe e vlerëson situatën politologu rus Dmitri Trenin. Anulimi i takimit Obama - Putin mund të pasohet nga hapa të tjerë, shkruante drejtori i Qendrës Carnegie në Moskë, në një koment online të enjten (08.08.2013).

Kështu Obama dhe kryetarë të tjerë shtetesh perëndimore mund të vendosin të mos marrin pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore 2014 në Soçi. Edhe samitit i G-8 që do të zhvillohet vitin e ardhshëm po në Soçi, mund të vihej në pikëpyetje.

Trenin sheh tashmë "fundin zyrtar të politikës së rifillimit të Obamës". Ai vërtet nuk pret krizë, por sidoqoftë një turbullim të mëtejshëm të atmosferës mes Moskës dhe Uashingtonit.