1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kungim edhe pas ndarjes?

Christoph Strack/Angjelina Verbica10 Tetor 2013

Në kishën katolike në Gjermani diçka po lëviz. Kryepeshkopata e Freiburgut u shtrin dorën të divorcuarve, të martuar sërish. Ndër të tjera për t'u hapur rrugën për kungimin e shenjtë.

https://p.dw.com/p/19x3u
Fotografi: picture-alliance/dpa

Kryedioqeza e Freiburgut do t'u japë të divorcuarve të martuar përsëri mundësinë për të marrë kungimin. Këtë e parashikon "broshura për kujdesin pastoral". Të rimartuarit dhe të ndarët i takojnë "krejtësisht kishës", thotë njëri nga autorët, kapitulari i katedrales Andreas Mëhrle. Aktualisht katolikët, që pas shkurorëzimit jetojnë në një martesë të lidhur në gjendjen civile, përjashtohen prej sakramenteve. Kështu thotë ligji në fuqi i kishës.

Freiburgu nuk është ndonjë kryedioqezë dosido. Dioqeza e dytë për nga madhësia në Gjermani drejtohet nga kryepeshkopi Robert Zollitsch. 75 vjeçari është prej disa javësh në pension, por u ngarkua nga papa Françesku që të vazhdojë të drejtojë dioqezën si "administrator apostolik". Ai mbetet gjithashtu një herë për një herë kryetar i konferencës episkopale gjermane dhe kësisoj zëri me i rëndësishëm në kishën katolike. Megjithatë ai nuk mund të marrë më vendime fundamentale. Në dokumentin e sapopublikuar sigurisht që nuk është emri i Zollitsch. Autorët janë dy klerikë të lartë të administratës së dioqezës.

Kryepeshkopi Robert Zollitsch
Kryepeshkopi Robert ZollitschFotografi: picture-alliance/dpa

Përgjigja e Ratzingerit qe e ashpër

Debati për sakramentet e të divorcuarve të martuar sërish preokupton katolikët gjermanë prej 20 vjetësh. Freiburg luan në të një rol të veçantë. Në vitin 1993 peshkopët e atëhershëm të Freiburgut, Mainzit dhe Rottenburg-Shtutgartit treguan mundësitë për të prekurit në në një letër të përbashkët baritore. Ata u shprehën për marrjen e sakramenteve. Një vit më vonë erdhi përgjigja nga Roma nga prefekti i atëhershëm i Kongregacionit të Besimit, kardinali Joseph Ratzinger

"Nëqoftëse personat e divorcuarit janë martuar përsëri në gjendje civile, ato gjenden në një situatë, që objektivisht bie në kundërshtim me ligjin e Zotit. Prandaj nuk lejohet që ata të kungohen, për aq kohë sa vazhdon kjo situatë", pati deklaruar Papa i mëvonshëm Benedikt në një letër drejtuar të gjithë "peshkopëeve të kishës universale".

Shumëkush në Gjermani ka menduar se kjo përgjigje ishte si një shuplakë për tre peshkopët e rëndësishëm lokalë. Dy nga tre peshkopët, që guxuan të shpreheshin në atë kohë, u bënë më vonë kardinalë, fundja peshkopi aktual i Maincit Kardinal Karl Lehmann (77) dhe kardinali i Kuries Walter Kasper tashmë në pension (80) konsiderohen si teologë të rëndësishëm të dekadave të fundit të njohur edhe në botë.

Realiteti shoqëror

Diskutimi zyrtar në katolicizmin gjerman pati marrë një herë për një herë fund, por jo sfidat për kujdesin baritor. Ndarjet dhe shpresa për lumturi në një marrëdhënie të re janë pjesë e realitet socia në Gjermani. Vetëm në vitin 2012 sipas të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave ka patur 179.000 divorce. Më shumë se një ndër tre martesa, thonë statisticienët, përfundojnë brenda 25 vjetëve në gjykatë për t'u divorcuar.

Ndërsa ndarjet janë rregulluara qartë në të drejtën shtetërore, kisha katolike nuk i pranon këto rregulla. Martesa është një sakrament, e lidhur para Zotit dhe është e drejtë hyjnore. Divorci nuk ekziston. Në një proces të veçantë kishtar vetëm mund të pranohet "pavlefshmëria" e martesës. Pastaj ekziston mundësia e një martese të dytë kishtare.

Papa Benedikti i XVI gjatë vizitës në Gjermani
Papa Benedikti i XVI gjatë vizitës në GjermaniFotografi: picture-alliance/dpa

Realiteti në shumë bashkësi është ndryshe. Edhe martesat edhe besimtarëve të angazhuar mund të dështojnë. Edhe zemrat katolike dashurohen përsëri. Shumë klerikë i dinë shqetësimet e disave, që shkojnë në shërbesat fetare.

Kur Papa Benedikt erdhi në Berlin në shtator 2011, Presidenti i atëhershëm Christian Wulff, vetë katolik i ndarë që jetonte në martesë të dytë civile, e konfrontoi me këtë temë: "Kisha nuk është shoqëri paralel. Ajo jeton në mesin e shoqërisë, në mesin e kësaj bote dhe në mesin e kësaj kohe. Prandaj ajo ndodhet vazhdimisht para sfidave të reja: Sa dhembshuri ka ajo me thyerjet në historitë e jetëve të njerëzve?" Kjo ishte e pazakontë për një fjalim të tillë përshëndetës, në të cilin përcillen zakonisht disa fraza diplomatike.

Se sa shumë e shqetëson kishën kjo temë e tregojnë debatet edhe në anën protestante. Kisha protestante në Gjermani (EKD) publikoi në qershor një "Ndihmesë për orientim", ku tematizoi diversitetin e formave të jetesës në Gjermani si largim prej idealit të martesës si i vetmi. Jo pak pastorë dhe anëtarë të kishës u ndjenë të çliruar, por ky dokument i kishës u ndoq për disa muaj polemika. Nga kisha katolike me kritika.

Veç revolucion jo

Iniciativa e re tani nga kryedioqeza e Freiburgut nuk është revolucion. Pati teologë që ndjehen të çliruar. Shumë teologë me përvojë shprehën skepticizëm, nëse do të ketë një konsensus mbi këtë çështje ndër peshkopët katolikë gjermanë. Ekspertët nga Freiburgu për kujdesin baritor për familjen hapin derën për një reformë dhe riorientim. Ata theksojnë ndërgjegjen e secilit besimtar duke u larguar nga orientimi i gjatë kishës, që vë direktivën teologjike morale mbi ndërgjegjen e secilit. Nga dioqezat e tjera vjen aprovim. Ata që e shohin këtë hapje me sy kritik, heshtin një herë.

ARCHIV: Bundespraesident Christian Wulff und seine Frau Bettina besuchen in der Semperoper in Dresden den 6 (Foto vom 14.01.11). Semperopernball. First Lady Bettina Wulff will im Privatleben keine Sonderbehandlung fuer Bundespraesident Christian Wulff. "Ich denke, es ist selbstverstaendlich, wenn mein Mann den Kindern Spielsachen kaufen moechte, dass er sich auch natuerlich in der Schlange hinten anstellt an der Kasse", sagte sie in der ZDF-Sendung Peter Hahne, die am Sonntag (06.02.11) ausgestrahlt wird. (zu dapd-Text) Foto: Norbert Millauer/dapd
Një çift prominent i divorcuar: Ish- presidenti Wulff dhe bashkëshortja ChristinaFotografi: AP

E gjithë kjo bën pjesë në situatën e paqartë të kishës në botë. Në Sinodit e parë botëror të peshkëpëve në mandatin e Françeskut në vitin 2014 do të bëhet fjalë për kujdesin baritor për familjen. Aty çështja e të divorcuarve të martuar sërish do të dalë në tablonë e madhe katolike.