King of Rock'n'Roll, Elvis jeton!
Pothuajse e kemi harruar që Elvis Presley ka vdekur prej kohësh, sepse mbreti i Rock'n'Roll është anëmbanë i pranishëm edhe sot. Më 8 janar ai do të mbushte 80 vjeç.
Thyerje rekordesh
Elvis është i vetmi muzikant, që ka kryesuar ndonjëherë hitparade në katër dekada të ndryshme. Sipas "SoundExchange" ai është artisti veprat e të cilit në formë digjitale janë klikuar më shpesh në 10 vitet e fundit. Posthum ai është regjistruar në shumë skena hall of fame në SHBA. Shtatë vjet pas vdekjes Presley kishte një gjysmë miliard disqe të shitura në mbarë botën.
Graceland
Elvis Presley ndërroi jetë më 16 gusht 1977 në rezidencën e tij me famë Graceland. Që nga viti 1982 ajo u kthye në Graceland Museum - e qysh atëherë me një gjysmë milioni vizitorë në vit ajo është rezidenca më e vizituar në SHBA pas shtëpisë së bardhë në Uashington.
Influenca muzikore
Në vitin 1965 për herë të parë dhe të vetmen Beatles takuan Elvis Presley - ashtu si për shumë muzikantë të tjerë ai ishte një idhull për Fab Four. E kë kishte idhull Elvis? Ai e himnizonte këngëtaren Gospel Sister Rosetta Tharpe, njihte muzikën e këngëtarit Country Hank Snow dhe e cilësonte "gjenial" James Dean.
Perdja ngrihet!
Edhe të tjerë muzikantë janë frymëzuar nga Presley. "Bye Bye Birdie" bazohet tek ngjitja e Elvis, në 1977 në teatrin Astoria në Londër u shfaq premiera e "Jukebox Musical" dhe në 2005 nisi "All Shook Up" në Broadway. Që nga viti 2013 është në turne "The Million Dollar Quartet" - sipas një shfaqjeje legjendare të improvizuar në 1956 me Elvis Presley, Johnny Cash, Jerry Lee Lewis dhe Carl Perkins.
Përqark botës
Grenada në vitin 1978 i kushtoi një pullë Elvis Presley-t. Në 1988 pasoi Gjermania, në 1993 SHBA, ku asokohe 1.2 milionë amerikanë votuan për këtë pullë - dhe shumica zgjodhi atë me imazhin e Elvisit të ri. Pulla e veçantë me vlerën 29 cent është ndër më të shiturat e të gjitha kohërave me 500 milionë ekzemplarë.
Elvis në bronz
Një Elvis në bronz u është dhënë si çmim nga viti 1989 deri në 1991 fituesve të konkursit ndërkombëtar International Rock Award. Award në dallim nga Grammy synonte vlerësimin e muzikantëve të Rock-ut, por ai u dha vetëm për dy vjet. Për këtë arsye Elvis në bronz tani ndodhet në vitrina krahas legjendave të Rock-ut si Eric Clapton, Keith Richards, Ozzy Osbourne, Alice Cooper dhe Lou Reed.
Edhe një tjetër Elvis në bronz
Statuja e famshme e Belgjikës me djaloshin e vogël "Manneken Pis", një atraksion i Brukselit, ka madje një kostum të vetin si Elvis. Statuja herë pas here vishet me kostume të reja: në gusht 1999 atë e veshën si King of Rock'n'Roll.
Elvis jeton në landin e Renanisë
Në dhjetor 2011 tre koleksionistë gjermanë hapën një muze të Elvisit në Dyseldorf. Në ekspozitën me figura prej qiriri prezantohen rregullisht 600 nga 1.500 eksponatet që ekzsitojnë gjithsej. Muzeu bën reklamë në faqen e internetit, se "Elvis Presley paraqitet shumë i afërt, e po ashtu edhe familja e tij, besimi i tij, humori i tij dhe kompetenca e tij."
Elvisi kanadez
Në nëntor 2013 16 vjeçari David Thibault fitoi në Kibek një konkurs imituesish. Një televizion lokal e postoi versionin e tij të "Blue Christmas" në Youtube - dhe me 7,4 milionë klikime vetëm brenda dhjetë ditësh ai u përhap në mbarë botën.
Vlerësim për the King
Legjenda jeton: zartyrisht ka klube të tifozëve të Elvis Presley-t në 38 vende. Që nga 2007 BBC organizon spektaklin "World's Greatest Elvis": Shawn Klush nga Pensilvania është një prej fituesve. Graceland ka konkursin e vet "Ultimate Elvis Tribute Artist Contest" e po ashtu edhe në qytetin Bad Nauheim në landin e Hesenit në Gjermani që nga viti 2002 organizohet "European Elvis Festival".
Marketingu me Elvis
Suveniret Elvis shiten shumë. Qofshin ato bizhuteri moderne, shalle apo etiketa: "Elvis Presley Enterprises" menaxhon jo vetëm Graceland, por firma është përgjegjëse edhe për posedimin e markës. Rregullisht the King ndodhet në krye të listës së të vdekurve që fitojnë më shumë, ka hulumtuar revista ekonomike në SHBA Forbes – duke u renditur pranë Michael Jackson dhe Elizabeth Taylor.