Kina në mes të Tibetit dhe Evropës
23 Mars 2008Kina ka ashpërsuar tonin ndaj Dalai Lamës në konfliktin me Tibetin. Në mediat shtetërore u bë thirrje për eliminimin e klikës së Dalai Lamës. Kreu shpirtëror i Tibetit u fajësua sërish si ndezës i protestave dhe keqpërdorim të lojërave olimpike si mjet presioni. Organi qendror i partisë komuniste u shpreh se Dalai Lama i përdor si pen lojërat olimpike për të marrë nga Kina koncesione e të detërojë atë për pavarësinë.
Ndërsa reagimet evropiane po përshkallëzohen më tej. Presidenti i parlamentit evropian, Hans-Gert Pëtering është shprehur pro bojkotit të lojërave olimpikë, në rast se Kina nuk hyn në dialog me Dalai Lamën. Do të ishin të drejta kërcënimet me bojkotin e lojërave olimpike, në qoftë se Kina nuk është e gatshme për zgjidhje me mjete paqësore të krizës, deklaroi kryetari i parlamentit Evropian i cili ka vënë në pikëpyetje edhe programin e bashkëpunimit zhvillimor me Kinën. Parlamenti evropian do të debatojë ditën e mërkurë për gjendjen në Tibet. Ndërkohë shtypja masive e protestave ka ndezur nëj debat në botë për bojkotim të lojërave olimpike.
Zëdhënësi për politikën e jashtme i fraksionit të Unionit në Bundestag, Ekart von Kladen u shpreh kundër bojkotit të lojërave olimpike dhe pro angazhimit të komitetit olimpik për këtë çështje.
Zëdhënësi për politikën e jashtme i fraksionit të CDU-së në Bundestag, Ekart von Kladen shprehet kundër bojkotimit të lojërave olimpike që zhvillohen në Kinë. Për radion gjermane, Deutschland Funk megjitahtë ai shprehu keqardhjen për heshtjen e komitetit olimpik për këtë çështje: "Do të gëzohesha po qe se ndonjë nga funksionarët e sportit do ta pranonte një gjë të tillë dhe do ta vinte në punë në udhën e duhur, pasi edhe imazhi dhe emri i lojërave olimpike do të dëmtohej, po qe se ato do të zhvilloheshin në një vend që ka rënë në sy paara fillimit të lojërave me shtypjen masive. Mendoj se është e drejtë po qe se sportistë dhe funksionarët e sportit e njohin karakterin politik të lojërave olimipike dhe e përdorin atë si mundësi për të ushtruar ndikim në mënyre pozitive tek Kina.
Gjermania megjithatë ka njoftuar se do ta zgjasë me Kinë dialogun mbi shtetin e së drejtës edhe për dy vjet të tjera. Këtë e kumtoi ministrja gjermane e drejtësisë, Brigite Cypris për gazetën "Welt am Sonntag".