Kina do të shpëtojë euron
2 Shkurt 2012Pas takimit me kancelaren Angela Merkel në Pekin ai tha se vendi i tij po e shqyrton mundësinë e një pjesëmarrje më të madhe në ombrellat e shpëtimit të euros EFSF dhe ESF. Deri tani nuk dihet se si do të dukej kjo pjesëmarrje më e madhe e Kinës në këto ombrella. Por kryeministri tha se Kina i mbështetur përpjekjet e Evropës për stabilizimin e euros.
Evropa duhet të vazhdojë reformat dhe të shlyejë borxhet, shtoi ai. Kancelarja Merkel më parë në një fjalim në Akademinë e Shkencave Sociale ka kërkuar një besim më të madh ndaj BE-së dhe euros. Kancelarja Merkel gjendet për vizitë treditore në Kinë, ku do të takohet edhe me presidentin e vendit dhe shumë autoritete të tjera.
Gjermanët nuk janë dakord me dorën kineze të ndihmës
Kancelarja gjermane Angela Merkel gjatë vizitës në Kinë përpiqet të grumbullojë ndihma për shpëtimin e euros. Por shumica e gjermanëve nuk janë dakord që t'i shpëtojë Kina nga kriza e euros. Frika nga një rritje e influencës kineze nga superfuqia e re është më e fortë se nevoja aktuale. Në një sondazh të organizuar nga Emnid në bashkëpunim me televizionin gjerman N24, 68% e gjermanëve nuk e shohin me sy të mirë, nëse kinezët shpëtojnë euron. Vetëm 26% janë dakord me dorën e ndihmës nga Kina.
Autor: Agj/Cani
Redaktoi: Lindita Arapi