KE lejon përdorimin e të dhënave të udhëtarëve me avionë
7 Nëntor 2007Reklamë
Komisioni Evropian planifikon që hetuesve t'ua vë në dispozicion të dhënat e udhëtarëve me aeroplanë, me qëllim luftimin më të lehtë të terrorizmit ndërkombëtare. Kjo masë parashikohet me projektligjin e propozuar prej komisionerit të drejtësisë Franko Fratini. Dokumenti lejon futjen në memorje të 19 të dhënave për udhëtarët, si për shembull: adresa, numri i valixheve, numri i kartës së xhirollogarisë apo adresa e postës elektronike. Të prekur me këtë vendim janë të gjithë udhëtarët që vijnë prej vendeve të treta apo shkojnë atje. Një rregull i ngjashëm ekziston edhe në SHBA.