1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kancelarja Merkel vlerëson Deutsche Welle-n

5 Qershor 2018

65 vjet më parë Deutsche Welle nisi transmetimet. Atëherë sundonte Lufta e Ftohtë. Sot shumë nga sfidat janë sërish aktuale. Parlamenti dhe kancelarja Merkel vlerësojnë punën e DW-së.

https://p.dw.com/p/2yxFj
Konrad Adenauer und DW-Redakteur Hans Wendt Archivbild 1963
Fotografi: DW

"Të nderuar dhe të dashur dëgjuese dhe dëgjues që jeni larg..." Fjalë të shprehura me patetizëm shtetëror. Me një fjalim përshëndetës të Presidentit federal Theodor Heuss Deutsche Welle nisi më 3 maj 1953 transmetimet në eter. Në fillim të programit u bë fjalë që "t'u përcillej dëgjuesve në botën e jashtme një tablo politike, ekonomike dhe kulturore e Gjermanisë." Si stacion me valë të shkurtra, DW e nisi që nga Këlni këtë detyrë dhe arriti, fillimisht vetëm në gjuhën gjermane dëgjues në shumë pjesë të botës. Që në 1954 programit në gjuhën gjermane iu shtuan programe në gjuhë të huaja. Më 1992 pasoi televizioni dhe shpejt pas kësaj oferta online.

"Natyrisht që kohët e valëve të shkurtra qenë më të thjeshta", thotë Drejtori i Përgjithshëm Peter Limbourg. "Mund të arrije çdo qoshe të botës". Sot distribucioni i ofertave është shumë më i vështirë. "Njëkohësisht, përmes internetit, përmes mediave sociale dhe përmes rrjetit të partnerëve tanë ne kemi shansin që të arrijmë shumë më tepër njerëz se më parë. Ne ofrojmë si deri tani një përzierje lajmesh, informacionesh sfond dhe impulsesh, megjithatë të paraqitura në mënyrë më moderne dhe të orientuar më fort në interesat e publikut të ndryshëm dhe shpesh shumë të ri që i referohemi." Limbourg ndodhet që prej katër vjetësh e gjysmë në krye të transmetuesit dhe synon ta përforcojnë rëndësinë ndërkombëtare të transmetuesit.

Deutschland Berlin - Vereidigung des Bundespraesidenten Frank-Walter Steinmeier
Bundestagu gjermanFotografi: picture-alliance/S. Simon/A. Hilse

Parlamenti gjerman i kushton të martën (04.06) Deutsche Welle-s një seancë  festive. Në të do të mbajë një fjalim edhe kancelarja Angela Merkel dhe do të jenë të pranishëm mjaft deputetë nga të gjitha grupet parlamentare.

Në luftën e sistemeve

Ajo që përfshin koncepti "transmetues" është e shumëllojshme: programe televizive në katër gjuhë, oferta të ndryshme audio si dhe lajme online në 30 gjuhë dhe aktivitete të shumëllojshme në mediat sociale. Celularët inteligjentë si aparate bëhen gjithnjë e më të rëndësishëm. Dëgjuesit e dikurshëm sot shumicën e herëve janë follower të rinj.

Ajo që e dinë vetëm pak vetë brenda Gjermanisë: Akademia e DW, organizata kryesore e Gjermanisë për zhvillimin ndërkombëtar të medieve, ka trajnuar që prej vitit 1965 dhjetëra mijëra gazetarë të specializuar. Kështu që edhe ministrat e qeverisë gjermane takojnë në botën e jashtme partnerë të nivelit të lartë që flasin për formimin e tyre përmes Deutsche Welles.

Mitarbeiterversammlung 2013 in Berlin Peter Limbourg
Peter LimbourgFotografi: DW

Në përvjetorin e 65-të, disa gjëra i ngjajnë gjendjes së vështirë globale të kohës së themelimit. Sërish u bë fjalë për Luftën e Ftohtë, që rrezikon lirinë e mendimit dhe të shtypit. "Kohët janë bërë më të ashpra, kjo do të thotë: më shumë punë për DW. Ne duhet të informojmë, të ndërtojmë ura dhe të përcjellim vlera", thotë Drejtori i Përgjithshëm Limbourg. "Pavarësisht nëse ne e quajmë tani "luftë e ftohtë" apo "rend botëror multipolar" - sfidat nga propaganda, fake news, migrimi, ndryshimi i klimës dhe terrori janë në rritje."

Limbourgu flet edhe për bllokadën e pjesshme të ofertave të DW si në Kinë dhe në Iran. "Kjo na shqetëson, por tregon edhe që puna jonë është shumë e rëndësishme". Sot lufta e sistemeve dhe e ideologjive është edhe një garë e ofertave ndërkombëtare mediatike.

Shkëmbim përmes kulturave, feve dhe traditave

"Punonjëset dhe punonjësit janë çelësi për suksesin e DW", thuhet në misionin e DW. Në të dyja qendrat Bon dhe Berlin punojnë rreth 3400 vetë me mbi 60 nacionalitete. Në këtë mënyrë transmetuesi ka një strukturë të tillë multikulturore si me siguri asnjë institucion i dytë në Gjermani. Numri i vendeve të korrespondentëve në Afrikë, në Azi dhe në Amerikën Latine është në rritje. "Kjo shumëllojshmëri është një thesar dhe një nga anët e forta të DW," thotë Drejtori i Përgjithshëm, Peter Limbourg. "Ne mësojmë nga njëri-tjetri dhe shohim që përmes shkëmbimit të kulturave, feve dhe traditave mund të krijohet diçka e re dhe e mirë. Të gjithë këtë ne e bëjmë mbi bazën e kushtetutës sonë të bazuar në parimet e lirisë. Për mua ky është gëzim i madh, që të punoj këtu me kolegë kaq të ndryshëm dhe frymëzues". Deutsche Welle ndoshta nuk është sipërmarrje e re "start-up, por një shtëpi moderne mediatike me punonjës shumë të zhdërvjellët dhe që u pëlqejnë të eksperimentojnë".

Deutsche Welle, Bonn
Selia në BonFotografi: M. Becker/dpa/picture alliance

Kafe nën pemën e kokosit

Padyshim, edhe fytyrat më të famshme të Deutsche Welle-s në Gjermani mbeten të panjohur. Por "jashtë" reagimet nuk mungojnë. Sandra Petersmann, gazetare me përvojë shumëvjeçare në rajone krize pati dikur në Eritre një përjetim që nuk e harron. Si stazhiere e DW ajo ishte në vitin 2000 në udhëtim me mjekë të një organizate ndihmëse në Kepin e Afrikës. "Po kalonim pasditen e vonë një fshat të vogël, në të cilin qenë mbledhur nën një pemë të madhe kokosi disa dyzina njerëzish rreth një radioje të vogël me bateri. Tingulli i logos së stacionit qe i qartë: aty transmetonte DW. Unë nuk kuptoja asnjë fjalë të kolegëve të mi të programit të gjuhës amhare, por kur u tregova dëgjuesve nën pemën e kokosit se jam gazetare e DW-së, më ftuan menjëherë për një ceremoni tradicionale me kafe me temjan", tregon politologia 45 vjeçare.

Gjëra të ngjashme ajo pati përjetuar më vonë në Afganistan,"larg në fshatra, ku njerëzit jetojnë pa TV dhe ku kanë uri për informacione". Asaj i vjen keq që DW është larguar nga radioja në shumicën e gjuhëve të saj. Në kohën e podcastit dhe të audios sociale sot mungojnë për këtë shkak kapacitetet e mëparshme të radios.

Tema delikate

Edhe atij që me mikrofonin e DW ndodhet si raportues i DW në një kamp refugjatësh në Jordani ose në Turqi, shpejt i drejtohen. Kur tekste online për shembull në urdu, pashtu ose kinezçe marrin klikime të shumta, kjo shpesh ka të bëjë me informacione për lirinë e mendimit, të drejtat e grave, korrupsionin ose arsim më të mirë - dhe pse jo edhe me materiale për kursin e qeverisë federale gjermane nën Angela Merkelin në kohën e sunduesve të përbotshëm të Trumpi dhe Putini.

Deutschland Deutsche Welle DW Gebäude
Selia e DW në BerlinFotografi: picture-alliance/dpa/ZB

Inovativ dhe i lidhur me vlerat

Nëse në vitet e kaluara ka pasur herë pas here polemika për Deutsche Wellen, politika gjermane në kohët e sotme jostabile globale e di se çfarë transmetuesi ka. Pak kohë më parë Bundestagu debatoi për punën e DW. Vështrimi i parlamentit është i rëndësishëm, që prej vitit 1960 një "ligj për Deutsche Wellen" siguron punën e transmetuesit. Martin Rabanus i SPD, një politikan që mbulon mediet bëri një vlerësim "për këtë shtëpi mediatike globale", të cilin thuajse nuk e kundërshtoi askush: "Ky institucion transmeton fakte në vend të Fake News, në mënyrë të pavarur, inovative, e lidhur me vlerat dhe me ndjenjë".

96 përqind e përdoruesve konfirmojnë në sondazhe ndërkombëtare se transmetuesi ka besueshmëri shumë të madhe, dhe kjo te më shumë se 150 milionë përdorues për çdo javë. Tendenca në rritje.

Strack Christoph Kommentarbild App
Christoph Strack Gazetar, autor dhe korrespondent i lartë që shkruan për çështjet fetare.@Strack_C