1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Kancelarja Merkel në DW: Për Korenë e Veriut "çdo lloj zgjidhjeje ushtarake absolutisht e papërshtatshme"

Kancelarja Merkel thotë në intervistë ekskluzive për DW se përpjekjet diplomatike për Korenë e Veriut duhen çuar përpara me këmbëngulje. Qeveria gjermane mendon ndryshe nga Presidenti amerikan për opsionin ushtarak.

Në një intervistë ekskluzive me Deutsche Wellen, kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel nuk e mbështet kërcënimin e Presidentit të SHBA, Donald Trump për Korenë e Veriut. Kryeredaktores së Deutsche Welles, Ines Pohl, ajo ndër të tjera i tha:

"Unë jam kundër një kërcënimi të tillë. Dhe më duhet të them për vete e për Qeverinë Federale edhe se: "Ne e quajmë çdo lloj zgjidhjeje ushtarake absolutisht të papërshtatshme dhe mbështesim përpjekjet diplomatike". Ato duhen çuar përpara me këmbëngulje. Për mendimin tim, në këtë kuadër edhe sanksionet dhe vënia në jetë e këtyre sanksioneve janë përgjigjia e duhur. Por gjithçka tjetër në lidhje me Korenë e Veriut e konsideroj të gabuar. Dhe prandaj këtu kemi qartësisht mendime të ndryshme nga ato të Presidentit amerikan."

Më tej, kancelarja Merkel shprehet në intervistën që i dha DW:


"Ndonëse është tepër larg si distancë nga Gjermania, kemi të bëjmë me një konflikt që na prek edhe ne. "Prandaj unë jam e gatshme - i gatshëm është edhe ministri i Jashtëm - që të marrim përgjegjësi këtu. Ne ishim bashkënegociatorë edhe në Marrëveshjen me Iranin, që e quaj të drejtë - ishte dhe është më mirë që të kesh, se të mos kesh marrëveshje. Kjo punë zgjati vite, por në fund i kufizoi mundësitë e Iranit për armatim bërthamor. Dhe këtë rrugë - ose një rrugë të ngjashme - duhet të ndjekim natyrisht edhe me Rusinë, me Kinën, së bashku me SHBA, edhe në këtë rastin e Koresë së Veriut."