1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Kancelarja e bllokuar

Në fund të mandatit të qeverisë Merkel qeverisja po bëhet e vështirë. Opozita me shumicën në Bundesrat mund të përcaktojë tashmë axhendën politike. Madje ajo mund të bllokojë edhe shumë ligje të qeverisë.

"Ne nuk mund ta lejojmë Bundesrat-in (Dhoma e Përfaqësimit të Landeve) të veprojë i vetëm", kështu citohet një fjali e kancelares e thënë gjatë këtyre ditëve në një rreth të ngushtë. Kjo nënkupton, që qeveria duhet të paraqesë kërkesën në Gjykatën Kushtetuese për ndalimin e partisë radikale të djathtë NPD (Partia Nacional-Demokrate)- këtë kërkesë e pati parashtruar para dy muajsh Bundersrat-i. Pas ngurimit të zgjatur tani kancelarja do ta ndërmarrë këtë hap. Tek e fundit kjo çështje është mjaft e rëndësishme dhe nuk mund t'i lihet në dorë vetëm Dhomës së Përfaqësimit të Landeve, ku tani e ka fjalën opozita. Madje nëse qeveria nuk e ndërmerr këtë hap mund të lerë shijen sikur ajo nuk është e interesuar sa duhet për t'iu kundërvënë me vendosmëri ekstremizmit të djathtë.

Bunderat-i i dominuar prej opozitës do t'i krijojë gjithnjë e më shumë probleme qeverisë Merkel. Kjo pati nisur qysh në vitin 2010, kur unioni kristian-demokrat / kristiansocial (CDU /CSU) dhe partia liberale (FDP) pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare në shumë lande e humbën edhe shumicën në Dhomën e Përfaqësimit të Landeve. Në Bundesrat përfaqësuesit e qeverive të landeve shqyrtojnë ligjet e vendosura në Bundestag (parlamenti gjerman), nëse këto ligje kanë të bëjnë me kompetencat e 16 landeve federale.

I mundshëm bllokimi i plotë i ligjeve

Ka kohë që qeveria e koalicionit mes konservatorëve dhe liberalëve (CDU/CSU dhe FDP) është në varësi të kompromiseve me opozitën, të cilat shpesh janë arritur vetëm pas negociatave të gjata dhe të vështira në komisionin e përbashkët ndërmjetësues mes Bundesrat-it dhe Bundestag-ut. Madje qeveria është përpjekur përmes trukeve ligjore që ta nxjerrë jashtë loje Bundesrat-in në legjislativ, duke i deklaruar ligjet si "të padetyrueshme për bashkëmiratim". Por që pas zgjedhjeve në Landin e Saksonisë së Ulët në janar kjo nuk është më e mundur, sepse landet e qeverisura prej koalicioneve mes socialdemokratëve (SPD) , ekologjistëve (Të Gjelbërit) dhe partisë "E Majta" kanë tashmë mbi 36 nga gjithsej 69 vota në Bundesrat.

--- 2013_02_25 Sitzverteilung_im_Bundesrat.psd

Ndarja e mandateve në Bundesrat

Me një mazhorancë të tillë opozita pa përjashtim të gjitha projektligjet e qeverisë, të cilat duhet të kalojnë përmes Bundesrat-it ose mund t'i rëzojë, ose mund t'ia kalojë komisionit ndërmjetësues mes këtyre dy dhomave të parlamentit me mundësinë që në rastin më të keq ato të mbeten në sirtarët e këtij komisioni deri në fund të përiudhës legjislative. Të gjitha ligjet, për të cilat ka të drejtë të bashkëvendosë edhe Bundesrat-i këtej e tutje ndodhen në mëshirën e opozitës. E qeveria rrallëherë mund të mbështetet tek opozita.

Ndonëse Bundesrat-i nuk mund të shihet vetëm nën optikën partiake, shpesh kryeministrat e landeve vendosin sipas interesave të tyre dhe jo sipas dëshirave të qendrave të partive përkatëse të tyre në Berlin. Por kjo s'mund të vlejë në kohët e luftës elektorale. Një gjë të tillë unioni konservator e provuar tashmë me një përvojë të hidhur. Përpara zgjedhjeve parlamentare në vitin 1998 ish-kryetari i SPD-së, Oskar Lafontaine me kryeministrat e landeve të qeverisura prej socialdemokratëve dhe ekologjistëve organizoi një bllokadë kundër qeverisë së kosnervatorëve dhe liberalëve, gjë që influencoi në humbjen e qeverisë së atëhershme të Helmut Kohl-it.

Berlin/ Der Praesident des franzoesischen Senats, Jean-Pierre Bel (r.), spricht am Dienstag (22.01.13) im Bundesrat in Berlin bei einer Sondersitzung zum 50. Jahrestag des Elysee-Vertrages. Deutschland und Frankreich feiern am Dienstag den 50. Jahrestag der Unterzeichnung des Elysee-Vertrages am 22. Januar durch Bundeskanzler Konrad Adenauer und Frankreichs Staatspraesident Charles de Gaulle. Damit wurde das Ende der Jahrhunderte alten Erbfeindschaft beider Laender besiegelt. Der Elysee-Vertrag bereitete der dauerhaften Aussoehnung zwischen Deutschen und Franzosen den Weg und bildet bis heute eine wichtige Grundlage fuer die Beziehungen beider Staaten. (zu dapd-Text) Foto: Klaus-Dietmar Gabbert/dapd

Salla plenare e Bundesrat-it

Megjithatë Bundesrat-i nuk është i aftë vetëm për bllokada. Ai ka edhe të drejtën të ndërmarrë nismat e veta. Gjatë muajve të ardhshëm opozita do të nisë përgatitjen e terrenit për një kthesë të re të socialdemokratëve dhe ekologjistëve. Pritet të vendosen iniciativat për pagën minimale ligjore, tatimin e çifteve homoseksuale barazvlefshëm si edhe çiftet e tjera, apo nënshtetësinë e dyfishtë për fëmijët e lindur në Gjermani nga prindër të huaj. SPD dhe "Të Gjelbërit" duan të kalojnë në Bundesrat edhe rregullin, që parashikon heqjen e licencës banakve të involvuara në evazion fiskal.

Por sidoqoftë për të gjitha këto çështje në plenumin e Bundesrat-it nuk shkëmbehen replika me zjarr dhe as nuk gjëmojnë duartrokitjet si në Bundestag, madje kjo është e ndaluar. E tek e fundit qeveria CDU/CSU dhe FDP me shumicën në Bundestag mund t'i hedh poshtë nismat ligjore të Bundesrat-it. Por opozita me këto nisma do t'i tregojë tani elektoratit, se sa seriozisht i vlerëson temat e veta elektorale. E nëse më 22 shtator elektorati i jep votën me shumicë për në Bundestag, atëherë të gjitha këto ligje shumë shpejt mund të bëhen realitet.

Një gjë është e qartë qysh tani: Në rast se SPD dhe "Të Gjelbërit" i fitojnë zgjedhjet më 22 shtator, qeveria nën drejtimin e sfidantit të Merkelit, socialdemokratit Peer Steinbrück të paktën për një vit do të mund të qeveriste pa bllokada. Më së shpejti në zgjedhjet për parlamentin e landit Brandenburg në 2014 koalicioni i mundshëm SPD / "Të Gejlbërit" mund ta humbiste shumicën në Bundesrat.