1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kampionati Botëror i Skisë në Garmisch-Partnekirhen një reklamë e mirë për Lojërat Dimërore 2018

9 Shkurt 2011

Hapet Kampioanti Botëror i Skisë nga 7.02 - 20.02.201. Kancelarja Angela Merkel shprehu mirënjohjen duke i quajtur si një "kartëvizitë" të mirë për të gjithë republikën garat alpine në Garmish-Partenkirhen.

https://p.dw.com/p/10El3
Logoja e kampionatitFotografi: DW-TV

Ceremonia e hapjes u zhvillua të hënën (08.02.2011) në stadiumin e qytetit në një "atmosferë plot entzuaziazëm" siç u shpreh presidenti i Federatës Olimpike Gjermane Thomas Bach.

Ceremonia e hapjes së garave në Garmish-Partenkirhen pati jehonë përtej zonës duke inkurajuar edhe Mynihun, si qyteti kandidat për Lojërat Dimërore 2018. "Ishte një ceremoni fantastike me laptop dhe kostumet tradicionale bavareze, pra një ndërlidhje e shkëlqyer mes teknologjisë moderne dhe folklorit, theksoi më tej Bach.

Edhe kryebashkiaku i Mynihut, Christian Ude, e vlerësoi këtë festë si një reklamë pozitive për kandidimin për Lojërat Dimërore 2018: "E gjitha kjo na inkurajon dhe na jep forcë për ta kaluar me sukses etapën e fundit të konkurrimit", tha Ude për agjencinë SID, Shërbimi informativ i sportit.

Flash-Galerie FIS Alpine Ski WM 2011 Garmisch-Patenkirchen
Arena e garave të skisë në Garmish-PatenkirhenFotografi: picture-alliance/Sven Simon

Se sa i madh është entuziazmi për garat alpine, këtë e dëshmojnë edhe kuotat e telespektatorëve: Rreth 3,08 milionë telespektatorë e ndoqën ceremoninë përmes kanalit të parë televiziv të Gjermanisë ARD, një kuotë kjo prej 15% në tregun mediatik. Sipas ARD-së gjatë këtij dimri asnjëherë nuk ka pasur një kuotë të tillë për garat të tjera të sportit të garave me ski.

07.02.2011 DW-TV Journal Sport Ski WM Garmisch 3
Nga ceremonia e hapjes së kampionatitFotografi: DW-TV

Atletët pjesëmarrës gjithashtu ishin mjaft entuziastë në spektaklin e organizuar në stadiumin e lojërave dimërore të Garmish-Partenkirhenit. Felix Neureuther, si dhe Maria Riesch parakaluan duke valëvitur flamurin në krye të ekipit gjerman. Neureuther u shpreh se ekipi hyn me një kondicion mjaft të mirë në garat për titull.

Autor: V. Filaj-Ballvora (dpa/sid)

Redaktoi: P. Pani