1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

130311 Libyen Kameramann

14 Mars 2011

Një kameraman i stacionit televiziv të lajmeve Al Xhazira u vra të shtunën në afërsi të qytetit port të Libisë, Bengasi. Radiostacioni foli për një sulm të qëllimshëm kundër një bashkëpunëtori të tij nga regjimi Gadafi.

https://p.dw.com/p/10YZF
Demonstrantë kërkojnë zonë ndalim fluturimi
Demonstrues kërkojnë zonë ndalim fluturimiFotografi: dapd

Lexuesi i lajmeve të Kanalit Televiziv Al Xhazira nuk i fshihte dot më ndjenjat e tij, kur bëri të ditur vdekjen e kolegut të tij, Ali Hassan al Xhaber: "Nga një pritë u sulmua ekipi ynë në zonën Havari, në jugperëndim të Bengasit. Ali Hasan al-Xhaber është me origjinë nga Katari. Ai lindi në vitin 1955, mbaroi maturën dhe përfundoi studimet në fakultetin e Filmit dhe të Kinemasë në Akademinë e Artit në Kairo. Zot, ki mëshirë për të vdekurin e Al Xhazirës."

I pari gazetar i huaj që humb jetën

Në orët e para të mëngjesit (13.3.) në Bengasi u krye një ceremoni përkujtimore për kameramanin. Me një pjesëmarrje të madhe të popullit, trupi i tij pa jetë u mbajt nëpër qytet. Që prej Egjiptit ai do të dërgohet në atdheun e tij në Katar dhe atje do të varroset.

Al Dschasira in Katar Redaktion in Doha Sendung auf Englisch
Pamje nga redaksia e televizionit në anglishtFotografi: AP

Al Xhaberi është i pari gazetar i huaj që humb jetën që prej fillimit të revolucionit në Libi. Sipas informacioneve të dëshmitarëve, atë e vranë në mënyrë të qëllimshme, kur ishte nisur në një demonstratë anti-Gaddaffi në afërsi të Bengasit, për të xhiruar atje. Kolegët e tij thanë se kishte disa kohë që kishin ndjesinë se i vëzhgonin dhe i përndiqnin. Gadaffi e akuzon Al Xhazirën se e nxit kryengritjen kundër regjimit të tij. Prandaj sinjali i transmetimit të kanalit televiziv të Katarit zhurmohet në Libi. Ky program mund të shihet vetëm me vështirësi ose nuk shihet dot fare.

Saif al Gaddafi shan arabët

Regjimi i Gaddafit është i zemëruar edhe me Ligën Arabe. Të shtunën (12.3.) ajo vendosi njëzëri për ngritjen e një zone të ndalim-fluturimit mbi Libi dhe i kërkoi Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të miratonte një rezolutë të tillë. Saif al Islam Gaddafi, djali i diktatorit, u tregua në televizion pak i impresionuar nga vendimi i Ligës Arabe dhe i shau shtetet arabe në mënyrën e tij tashmë të njohur: "Me përjashtim të vëllezërve tanë, që na mbështetën, unë u bëj menderin arabëve, Ligës arabe dhe medieve të tyre."

Libyen Gaddafi-Sohn Saif al-Islam al-Gaddafi Bulgarinnen wurden in Libyen gefoltert
Djali i Gaddafit, SaifFotografi: picture-alliance/ dpa

Kryengritësit në Libinë Lindore po luftojnë ndërkohë me shpatulla pas muri. Televizioni libian njoftoi se trupat qeveritare patën marrë qytetin Brega dhe po i afroheshin qytetit Ajdabya. Ky qytet ndodhet në një kryqëzim të rëndësishëm. Që këtu rruga vazhdon drejt portit të naftës Tobruk në pikën më verilindore të vendit.

Autor: Bettina Marx/Auron Dodi

Redaktoi: Lindita Arapi