1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kabineti gjerman përcakton kushtet e përfitimit nga paketa financiare

Wenkel, Rolf DW 20 Tetor 2008

Qeveria gjermane përcaktoi sot kushtet për institucionet financiare që do të përfitojnë nga paketa shpëtimtare. Në një urdhëresë ligjore kabineti qeveritar përkufizon që pagat e menaxherëve të bankave.

https://p.dw.com/p/FdYO
Indeksi gjerman i aksioneve DAX shënon rritje me fillimin e zbatimit të planit për shpëtimin e sektorit financiarFotografi: AP

Përveç shkurtimeve të pagave të menaxherëve duhet të ndërpriten edhe pagesat shtesë dhe të përjashtohen pagesat e dividentëve për kohën sa do të zgjas sanimi. Ndihmat me kapital duhet të përkufizohen me dhjetë miliardë ndërkaq blerja e instrumenteve të rrezikshëm financiarë në pesë miliardë për çdo institut bankar. Po ashtu për çdo pagesë do të ketë taksa. Në dispozicion tani janë gjithsejt 500 miliardë euro.


Ligji përkatës u miratua javën e kaluar përmes një procedure urgjente. Qeveria federale dëshiron kështu të rrisë ndikimin e saj në politikën e biznesit dhe në banka. Deri në momentin e fundit, pika ku nuk përputheshin qëndrimet mes socialdemokratëve dhe unionistëve ishte niveli i pagave të menaxherëve të bankave të cilat do të përfitojnë nga paketa shpëtimtare e qeverisë. Më parë qeveria gjermane kishte siguruar se do të vepronte me përgjegjësi të plotë me të hollat e taksapaguesëve. Kështu tha ministri i jashtëm gjerman Frank-Valter Shtajnmajer (Frank-Walter Steinmeier) të dielën në mbrëmje në televizionin gjerman:

"Ne do t'i shohim ato me përpikmëri, ky është një mësim që duhet të marrim nga kjo krizë", tha shefi i diplomacisë gjermane.

Disa banka private dhe të landeve filluan sot menjëherë të shqyrtojnë mundësitë që të jenë përfituese nga paketa shpëtimtare qeveritare. Siç duket si bankë e parë që do të marrë këto ndihma nga paketa e shpëtimit është banka e madhe gjermane e landit të Bavarisë. Kështu njofton gazeta 'Süddeutsche Zeitung', sipas së cilës ky institut ka nevojë për një kapital deri në pesë miliardë euro. Institute të tjera janë duke menduar të ndërrmarrin një hap të tillë por druhen që kështu do të shkatërronin imazhin e tyre në rast se publikohen problemet e tyre financiare. Shefi i Bankës Gjermane (Deutsche Bank), Jozef Akerman (Josef Ackermann) ka paralajmëruar ndërkohë që instituti i tij nuk do të kërkojë ndihmën e shtetit.