1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Kërcënimi i Kim Jon-Un ngjall indinjatë

Pavarësisht sanksioneve më të ashpra Koreja e Veriut do të realizojë një test të ri rakete, deklaron diktatori Kim Jong Un. Ai i bëri thirrje SHBA-së "të heqë dorë nga pozicioni i saj armiqësor" kundrejt Penjanit.

Kreu i shtetit në Korenë e Veriut kim Jong-Un e përshëndeti Vitin e Ri me një kërcënim të ri. Vendi ndodhet në "fazën e fundit të përgatitjeve" për testimin e një rakete interkontinentale, deklaroi Kim në fjalimin e tij me rastin e Vitit të Ri. Ai i bëri thirrje gjithashtu qeverisë së SHBA-së, që "të heqë dorë nga pozicioni i saj armiqësor" kundrejt Penjanit. Në këtë mënyrë Kim i përmbahet retorikës së tij luftarake ndaj Perëndimit, edhe pesë vjet pasi diktatori 32 vjeçar mori drejtimin në Korenë e Veriut pas vdekjes së babait të tij Kim Jong Il.

Koreja e Veriut është zhvilluar në një "fuqi bërthamore ushtarake", tha Kim duke iu referuar dy testeve atomike që zhvilloi vendi i tij më 2016 dhe që u dënuan botërisht. Ai kërcënoi edhe se Koreja e Veriut do të intensifikojë forcën e saj goditëse ushtarake si dhe aftësinë e goditjes fillestare bërthamore, në rast se SHBA dhe Koreja e Jugut nuk i ndërpresin manovrat e përbashkëta ushtarake, njoftoi televizioni shtetëror koreano-verior. Ekspertët janë të një mendimi, se deklaratat e Kim do të shkaktojnë pasiguri të mëtejshme gjeopolitike, veçanërisht në shtetin fqinj Korenë e Jugut dhe në SHBA. Ekspertët druhen për një shkallëzim të mëtejshëm gjatë muajve të ardhshëm.

Test raketash qysh të dielën?

Pothuajse askush nuk ka më dyshim, që diktatori do t'i përmbahet planit të tij për armatimin bërthamor. Më 2016 Koreja e Veriut ka kryer dy prova bërthamore si dhe ka shkrepur një raketë me rreze të gjatë veprimi nga një nëndetëse. Njohës të rrethanave brenda Koresë së Veriut druajnë, se prova e anoncuar tani mund të realizohet qysh më 8 janar, ditën e ditëlindjes së Kim Jon-Un.

Kim ka gjetur një moment të përshtatshëm për këtë deklaratë, thotë për DW, Stephen Nagy, profesor në fushën e marrëdhënieve ndërmkombëtare në Universitetin Kristian Ndërkombëtar në Tokio. Më 20 janar merr zyrtarisht postin si president i SHBA-së, Donald Trump. Zgjedhjet presidenciale në Korëne e Jugut mund të zhvillohen në mars. Presidentja Park Geun Hye për arsye të një procesi të shkarkimit nga posti, ndërkohë nuk është e aftë të qeverisë. "Jam mëse i sigurt, se shumë shpejt ai do të realizojë një provë sinjifikante ushtarake", thotë Nagy, "ndoshta menjëherë ose pas marrjes së postit nga Donald Trump. Ai do të dërgojë një mesazh, që bota duhet ta marrë seriozisht Korenë e Veriut si fuqi atomike dhe se duhet ta involvojë atë në të gjitha bisedimet për sigurinë ne Azinë Verilindore."

Çfarë mund të bëjë Koreja e Veriut?

Sipas të dhënave të veta Koreja e Veriut posedon teknologji bërthamore dhe raketa me rreze të gjatë veprimi. Ndërkohë është e paqartë, nëse studiuesit koreano-veriorë do t'ia dalin që të konstruktojnë koka më të vogla shpërthyese, që mund të montohen në raketat balistike. Deri tani është e paqartë, nëse raketat mund ta përballojnë rifutjen në atmosferën e Tokës, përpara se ato  të prekin një objektiv të mundshëm ushtarak në SHBA, ose nëse ato mund të digjen përpara. "Një test i sukseshëm mund t'i shmangte këto dyshime", thotë Nagy, "atëherë Koreja e Veriut do të tregojë, që i ka teknologjitë sfiduese, që mund ta ndryshonin të tërë lojën."

SHBA-ja e ka paralajmëruar shprehimisht udhëheqjen e Koresë së Veriut nga testimi i anoncuar i raketës ndërkontinentale. Ministria e Mbrotjes e SHBA-së në ditën e Vitit të Ri i bëri thirrje Koresës ë Veriut, që "të evitojë aktet e provokimit dhe retorikën nxitëse, që rrezikojnë paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar". Pentagoni tërhoqi vëmendjen, se rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ia ndalojnë provat me raketa Koresë së Veriut. Nëse ky vend megjithatë teston një raketë, kjo duhet të ketë "konseguenca".

Ra Jong-yil, ish-drejtues i shërbimit sekret korano-jugor dhe ish-ambasador në Tokio, nuk shprehet "aspak i befasuar" nga fjalimi i Kimit. Ai u referohet parashikimeve të shërbimeve sekrete të viteve 2015 dhe 2016 për Korenë e Veriut, që siç thotë "kanë qenë mjaft të gabuara dhe pesimiste". "Unë preferoj të ruaj një farë optimizmi", thotë Ra, "nuk besoj, që Kim ka thënë ndonjë gjë të re. Ne e dimë prej kohësh, që Koreja e Veriut zhvillon teknologji raketash."

"Unë mendoj, që Koreja e Veritu do të tregohet e kujdesshme, të paktën derisa presidenti i ri i SHBA-së të jetë në post. Atëherë ne të gjithë do t'i kuptojmë më mirë bazat e politikës së re të jashtme të SHBA-së, veçënarisht lidhur me Korenë e Veriut", thotë Ra. "Madje edhe ndaj Koresë së Jugut Penjani do të veprojë me kujdes. Atje pritet të zgjidhet një president i ri deri në mes të këtij viti."

Koreja e Veriut nuk do të influencojë, që zgjedhësit në Korenë e Jugut sërish të zgjedhin një president të vijës së fortë. Një provë atomike vetëm mund t'i ndihmojë një kandidati të tillë, që të ndjekë një kurs të ashpër kundër Koresë së Veriut. "Ndaj unë nuk besoj, që Koreja e Veriut do të dojë të provokojë në gjysmën e parë të vitit", argumenton Ra.