Kërcënime ndaj gazetarëve në Kroaci | Evropa | DW | 01.01.2018
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Kërcënime ndaj gazetarëve në Kroaci

Organizata „Reporterë pa kufij“ kritikon Kroacinë: Gjendja e lirisë së shtypit është përkeqësuar dukshëm. Në anëtaren më të re të BE kërcënohen gazetarët, dy prej tyre rrëfejnë për Deutsche Wellen.

Kroatien Natasa Bozic (N1)

Natasa Bozic

Duhej të dilte një histori e bukur. Një reportazh televiziv për integrimin e një refugjati nigerian që në Zagreb kishte hapur një restorant me specialitete afrikane. Atij i është njohur azili në Kroaci dhe ka gjetur aty një atdhe të ri. Por pak orë pasi televizioni publik, HRT publikoi reportazhin, autorja e tij Maja Sever mori kërcënime anonim me vdekje përmes facebook-ut.  „E hapa mesazhin dhe pyeta veten se çfarë njeriu është ky që kërcënon të tjerët me vrasje. Nuk u mendova gjatë, por bëra një foto dhe shkova me të në polici", thotë gazetarja e njohur kroate. Ai që kishte shkruar mesazhin, me gjasë një kroat në Belgijkë kërcënonte me vrasje, Maja Severin dhe se ajo po bën reklamë për një politikë „multikulti". Maja thotë, se nuk kam frikë, dhe se „do të bëj publik çdo kërcënim. Opinioni është mirë të shohë, se çfarë presioni kemi ne gazetarët në përditshmërinë tonë, thjesht sepse bëjmë punën."

Sulme gjithnjë e më brutale

Kërcënime kundër gazetarëve ka pasur gjithmonë në Kroaci. Përmes rrjeteve sociale ato janë bërë më të dukshme. E me sa duket edhe më brutale dhe më të shumta në numër. Sipas të dhënave të Shoqatës së Gazetarëve Kroatë, HND në vitin 2017 ka pasur 12 kërcënime me vrasje ndaj gazetarëve dhe sulme trupore.

Tek viktimat bën pjesë edhe Natasha Bozhiq. Në një retrospektivë të javës në televizionin N1 në Zagreb ajo pyeti, nëse presidentja kroate do t'ia hiqte urdhërin ushtarak, të dënuarit për krime lufte nga Gjykata e Hagës, Slobodan Praljak. Një pyetje me vend që nuk u pëlqeu të gjithëve. „Jam shokuar, më ka ardhur pështirë nga përmasat e urrejtjes në mediat sociale brenda një ose dy orëve pas intervistës. Fillimisht desha t'i injoroj, por pastaj vura re se nuk ishin ato shënimet tipike shoviniste, por kërcënime të hapura. Një njeri i panjohur më shkroi, se duhet të ma presin kokën."

Screenshot Twitter Morddrohung gegen Natasa Bozic (Twitter/Najtasa)

Kërcënime me vrasje kundër Natasa Bozic

Ky persone publikoi lajmin me emrin e tij në facebook dhe u arrestua shpejt nga policia. Tani ai është në pritje të procesit gjyqësor. Por shumë të tjerë ndjehen të sigurtë, sepse fshihen në anonimitetin e internetit. Me sa duket ata e dinë këtë shumë mirë, thotë Sasha Lekoviq, president i Shoqatës Kroate të Gazetarëve. „Policia kap si rregull vetëm ata që nuk e fshehin identitetin. Prandaj para gjykatës del vetëm një pjesë e rasteve të paditura. Shpesh proceset marin fund me dënime me kusht. Lekoviq kritikon këtë praktikë, e cila dërgon mesazhin, po gazetarët mund të sulmohen verbalisht dhe fizikisht.

Përkeqësim i lirisë së shtypit

Gjendja e gazetarëve dhe mediave kroate në përgjithësi ka shënuar përkeqësime. Kjo duket edhe në renditjen e këtij vendi në raportin e „Reporterëve pa kufi" për vitin 2017. Ndër vendet e BE, Kroacia ka renditjen më të dobët, ajo ka rënë me 11 vende, duke kaluar në pozicionin 74, më keq se vende si Serbia, që ende nuk është anëtare e BE. „Reporterë pa kufij" kritikon ndër të tjera retorikën armiqësore ndaj mediave të politikanëve drejtues dhe përpjekjen për ndikim politik të qeverisë nacional-konservatore ndaj medias publike. Një fenomen jo i ri ky, pasi tentativa ka pasur edhe në kabinetin e mëparshëm qeveritar të koalicionit të majtë e centrist. Përmes lëvizjeve të dyfishta të personelit pati përpjekje për të siguruar raportimin e preferuar nga qeveria.

Screenshot Twitter Morddrohung gegen Maja Sever (Twitter/SeverMaja)

Kërcënime për vrasje ndaj Maja Severit

Maja Sever thotë se përpjekjet për ndikim nuk kalojnë pa efekt në punën e gazetarëve. „Para disa muajve, një deputet, anëtar i njohur i partisë HDZ shkroi në Facebook, se ai gëzohet që emisioni im u mbyll, sepse unë e urrej çdo gjë kroate dhe Kroacinë. Komente të tilla inkurajojnë njerëzit që duan të bëjnë kërcënime, thotë Sever. Pasoja: Urrejtje në mediat sociale, censurë apo vetëcensurë. Disa gazetarë kanë frikë për punën, shëndetin apo familjet e tyre, thotë Bozhiq. „Kjo frikë nuk është dështimi i tyre, por një dëftesë varfërie për një anëtare të BE", thotë ajo. Ajo dhe koleget e saj nuk dorëzohen. Ato luftojnë kundër presionit të përditshëm të kryeredaktorëve, lobiistëve, politikanëve që përpiqen të influencojnë punën e tyre.