1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Këhler zhvillon bisedime me politikanë dhe intelektualë në Algjeri

12 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/CAQL

Presidenti i Gjermanisë Horst Këhler, u takua në ditën e parë të vizitës së tij zyrtare në Algjeri me intelektualë të vendit. Ata kritikuan hapur Bashkimin Europian duke e akuzuar, se ushtron një politikë izolimi ndaj vendeve të Mahgrebit ku bëjnë pjesë Algjeria, Tunizia dhe Maroku. Këhler foli me presidentin Abdelaziz Bouteflika rreth gjendjes politike në vendet e Mahgrebit dhe fluksin e refugjatëve të cilët largohen nga Afrika e Veriut për në vendet e Bashkimit Europian. Algjeria është vendi i dytë më i madh i Afrikës. Prej vitit 1992 aty sundon gjendja e jashtëzakonshme. Presidenti gjerman pritet sot së bashku me përfaqësues të Organizatës për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim, OECD të marrë pjesë në Forumin e Patneritetit te vendeve afrikane me vendet e G-8-s.