1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Julian Assange fiton, por ende jo lirinë

Qëndrimi ndaj themeluesit të Wikileaks Julian Assange është i paligjshëm: Ky është gjykimi i Gjenevës është mbështetje për Julian Assanges, por nuk do t'i sjellë kaq shpejt lirinë, mendon Matthias von Hein.

Tingëllon si një shuplakë me oshëtimë: një organ për të drejtat e njeriut i Kombeve të Bashkuara kritikon drejtësinë britanike dhe suedeze. Gjykimi i Grupit për Burgosjet Arbitrare - i cili pa dyshim është pak i njohur - është i qartë: qëndrimi ndaj themeluesit të Wikileaks Julian Assange është i paligjshëm. Atij duhet t'i jepet menjëherë liria. Po ashtu ai duhet të kompensohet për afro 2000 ditë burgim të paligjshëm të. Le t'i kujtojmë edhe një herë faktet: deri tani nuk ka pasur asnjë padi kundër Julian Assange. Drejtësia britanike mbështetet në një urdhër-arresti evropian, i cili lidhet me dëshirën e një prokuroreje suedeze për ta marrë në pyetje Assange në fazën e hetimeve paraprake. Prokurorja suedeze, e cila qe marrë me rastin në Stokholm e kishte mbyllur atë për mungesë faktesh, para se ky rast të rihapej sërish nga një prokurore në Gotenborgun e largët. Sidomos kjo prokurore është zënë ngushtë për shkak grupi i OKB-së për Burgosjet Arbitrare e akuzon se i ka zvarritur hetimet dhe i ka zgjatur ato në mënyrë disproporcionale. Për vite të tëra ajo ka insistuar për ta marrë në pyetje Assange në Suedi dhe ka refuzuar të shkojë për ta marrë në pyetje në Angli. Kjo në një kohë që hetuesit suedezë kanë kryer në të njëjtën periudhë në raste të tjera, më shumë se 40 marrje në pyetje në Angli.

Matthias von Hein

Matthias von Hein

Kryqëzatë kundër whistleblower-it

Po të mos kishte qenë fjala për themeluesin e Wikileaks, ndoshta as drejtësia suedeze as ajo britanike nuk do të zbatonin skenarin absurd të detyruar për "marrjen në pyetje" të Assange. Duket se kemi të bëjmë më pak me sundimin e ligjit se sa me shfrytëzimin e ligjeve për ta bërë me qëllim të heshtë një gazetar investigativ. Mund të supozojmë se autoritetet amerikane kanë ushtruar presionin e duhur në sfond. Sidomos Julian Assange, por dhe bashkëpunëtorët e tjerë të Wikileaksit kanë bërë armiq të fuqishëm Uashington. Publikimet e Wikileaks kanë zbuluar që nga viti 2010 një anë të pistë të politikës amerikane - veçanërisht në operacionet ushtarake në Irak dhe Afganistan. Ajo çfarë doli në dritë atëherë, ishte shumë e pakëndshme për klasën politike. Reagimet ishin në përputhje me rrethanat: politikanët dhe ushtria bënë thirrje publikisht në televizionin amerikan për vrasjen e Assange. Për zëvendëspresidentin amerikan Joe Biden, Assange është një "cyber-terrorist".

Asnjë administratë amerikane nuk ka vepruar ndonjëherë me kaq ashpërsi kundër whistleblower si ajo e Barak Obamës. Dhe madje edhe duke mos vepruar në përputhje me ligjin. Ashtu si në verën e vitit 2013. Kur avioni i Presidenti bolivian Evo Morales i cili ishte duke u kthyer nga Moska për në Bolivi u detyrua të ulet në Vjenë. Arsyeja: kishte dyshime se në bord mund të ishte whistleblower-i i NSA-së Edward Snowden. Në kuadër të veprimeve të tilla shqetësimi i Assange dhe frika ndaj një ekstradimi në SHBA nuk duhet të hidhet poshtë si argument pa bazë. Edhe në qoftë se Anglia dhe Suedia përbetohen me dorë në zemër, se nuk kanë marrë asnjë kërkesë për ekstradim nga SHBA, fakti është që FBI po heton WikiLeaks-in. Dhe është afërmendsh që urdhër-arrestet apo kërkesat për ekstradim janë tashmë gati në sirtarët e autoriteteve amerikane dhe mund të dërgohen shpejt me faks.

Fitore që nuk sjell liri

Gjykimi i Gjenevës i jep krahë Julian Assanges, por nuk do t'i sjellë kaq shpejt lirinë. Sepse ekspertët e Gjenevës nuk mund të bëjnë më tepër se sa të shtojnë presionin moral. Si Anglia dhe Suedia kanë bërë të qartë sen e ndjejnë veten të detyruar ndaj gjykimit të grupit të punës. Ky është qëndrim mediokër dhe i gabuar. Sepse pavarësisht personit të Assanges një gjë është e qartë, me këtë ato dobësojnë pozitën e tyre në mosmarrëveshjet për të drejtat e njeriut me shtetet e padrejta. Dhe këtë ato e pranojnë edhe pse e dinë këtë gjë.