1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Jo vetëm partnerë, por edhe prindër

Parlamenti gjerman miratoi ligjin e lejimit të martesës për homoseksualët dhe lezbiket, këtyre u njihet tani e tutje edhe e drejta që të birësojnë fëmijë.

Bundestagu gjerman votoi pro martesës për homoseksualët dhe lezbiket. Tani çiftet e të njëjtit seks do të kenë të njëjtat të drejta dhe detyrime si burrat dhe gratë në një martesë tradicionale. Në Gjermani  çiftet e të njëjtit seks lejohen që nga viti 2001 që të regjistrojnë në zyrat e gjendjes civile një formë partneriteti, e cila me përjashtim të adoptimit të fëmijëve u njeh këtyre çiftve të njëjtat të drejta si një martese mes një burri dhe një gruaje. Tani që parlamenti gjerman e miratoi ligjin e lejimit të  martesës për homoseksualët dhe lezbiket, këtyre u njihet edhe e drejta që të birësojnë edhe fëmijë.

Kacelarja Merkel hapi dritën e gjelbër

Kancelarja Merkel si dhe partitë konservatore gjermane CDU dhe CSU kanë qenë kundër martesës për homoseksualët dhe lezbiket  edhe pse një grup deputetësh homoseksualë nga radhët e partive konservatore kishte kërkuar prej kohësh që të lejohet martesa e homoseksualëve dhe e lesbikeve.

Në vitin 2013 kancelarja Merkel qe shprehur gjatë fushatës elektorale se e kishte të vështirë ta pranojë njohjen e partneritetit mes një çifti homoseksual si të barabartë me martesën e një çifti burrë e grua.

Tani që një radhë partish, si Liberalët (FDP), të Gjelbrit, e Majta dhe socialdemokratët (SPD) e përfshinë këtë temë në fushatën elektorale, dhe disa syresh, si të Gjelbrit, e bënë çështjen e lejimit të martesës së homoseksualëve dhe të lesbikeve edhe si kusht për koalicion, kancelarja vendosi të ndryshojë qëndrim. Ajo deklaroi se çdo deputet duhet të votojë për këtë çështje sipas mendimit dhe ndërgjegjes së tij dhe jo sipas vullnetit të partisë që përfaqëson.

Të Gjelbrit kanë qenë dakord me martesën e homoseksualëve dhe të lesbikeve që në vitin 2005, SPD-ja dhe E Majta u shprehën pro në vitin 2011 dhe FDP-ja në vitin 2012.

Pavarësisht motiveve të kancelares Merkel që e bën këtë hap për arsye se do të ruaj pushtetin, komuniteti LGBT në Gjermani është i gëzuar dhe ky është një lajm i mirë për ta.