Bundespräsident Entschuldigung
23 Dhjetor 2011I shenjtë në kishën katolike shpallesh pas vdekjes. Prandaj është e vështirë që për postin e presientit dhe poste të tjera politike të gjenden shënjtorë. Tek pothuajse çdo njëri ka diçka, për të cilin ai nuk do të donte, ta dinin të tjerët. Kështu është edhe me fuksionarët politikë.
Një kryetar shteti duhet të jetë i besueshëm. Por tani ka dalë diçka për presidentin gjerman Christian Wulff, që ka influencuar tek ky besim. Sepse në kohën e tij si kryeministër i landit të Saksonisë së Ulët, ai ka mashtruar parlamentin e landit të tij. Opozita e kishte pyetur për lidhje biznesi me një sipërmarrës të caktuar, apo firmat e tij, dhe ai i kishte mohuar. Wulff nuk ka përmendur, se ai kishte marrë nga gruaja e këtij sipërmarrësi një kredi.
Ligjërisht, ishte e saktë, por kështu tha Wulff në deklaratën e tij, "jo çdo gjë, që është e ligjshme juridikisht, është e drejtë". Në të njëjtën kohë ai vuri në dukje, se "në asnjë moment ai nuk i ka bërë dikujt një avantazh të padrejtë." Me këtë duhet të matet Wulfi. Përderisa nuk dihet, në se ai e ka lënë veten të korruptohet nga miqtë e pasur, ai që tani e tutje duhet duhet matur me kryerjen e detyrës së tij si president. Dhe jo në sjelljet e kaluara, që nuk ishin shëmbullore, por njerëzore.
Autor: Peter Stützle/Angjelina Verbica
Redaktoi: Mimoza Kelmendi