Jep dorëheqjen shefi i komandës amerikane në Lindjen e Afërt
13 Mars 2008Vetëm një vit William Fallon ishte shef i kommandos qëndrore. dhe në këtë vit kommandanti më i lartë i Bushit për Lindjen e Afërt ra në sy për një gjë. Admirali amerikan theksonte publikisht se nuk i duket i drejtë sulmi ushtarak amerikan kundër Iranit. A mund të rezultosh nga dorëheqja e kundërshtarit të luftës në Iran, Fallon se ndodhemi para një sulmi ushtarak amerikan kundër Teheranit.
Ministri amerikan i mbrojtjes Robert Gates: „Kjo është qesharake, absolutisht qesharake."
Dorëheqjes së Fallonit i paraprin një artikull në revistën amerikane "Esquire". Nën titullin "Njeriu ndërmjet luftës dhe paqes" shefi i komandës qëndrore amerikane portretohet si dikush, që refuzon me konsekuencë planet e luftës të administratës së Bushit ndaj Iranit. Artikulli të kujton, që komandanti suprem i Bushit për Lindjen e Mesme Fallon në stacionin televiziv Al Jazeera është shprehur shumë qartë kundër një aksioni ushtarak në Iran. Dhe kjo para se shërbimet sekrete amerikane në dhjetorin e kaluar të arrinin në përfundimin, se Irani e ka ndërprerë programin e tij atomik që në vitin 2003. I pyetur për artikullin në Esquire ministri i mbrojtjes Robert Gates thotë : „Këto diferenca mendimesh ndërmjet shtëpisë së bardhë dhe meje nuk kanë ekzistuar kurrë."
Natyrisht qeveria amerikane i ka peshuar të gjitha opcionet kunder Iranit, tha ministri Gates. Por në fund është ardhur në konkluzionin, se presioni ekonomik dhe politik ndaj Teheranit është reagimi i duhur. Prandaj de facto nuk ka asnjë diferencë mendimesh ndërmjet qeverisë amerikane dhe shefit të deritanishëm të komandës qëndrore amerikane, tha shefi i Pentagonit. Përse nuk ka mundur ta bindë edhe komandantin për këtë?
„Për këtë nuk kam përgjigje."
Edhe komandanti amerikan që dha dorëheqjen në deklaratën e tij me shkrim nuk lë të kuptohet ndonjë mosmarrëveshje ndërmjet tij dhe shtëpisë së bardhë. Por thjesht perceptimi që i ka bërë opinioni, se mund të ekzistonin diferenca mendimesh ia bën atij më të vështirë, t´u shërbejë interesave amerikane shkruan William Fallon në mënyrë diplomatike në protokoll. Njoftimet e shtypit për diferencat ndërmjet tij dhe Bushit janë bërë pengesë në një kohë vendimtare dhe do të kishin penguar përparimet në sferën e komandës, thotë gjenerali Për ministrin e mbrojtjes Gates Fallon krijon tani një boshllëk: „William Fallon është më të vërtetë e vështirë të zëvendësohet, me të vërtetë e vështirë."
Interpretimin se Bushi e ka detyruar Kommandantin kryesor të japë dorëheqjen për shkak të kritikave të tij të hapura, e kundërshtoi ministri i mbrojtjes. Harry Reid, udhëheqësi i demokratëve që përbëjnë shumicën në senat theksoi nga ana e tij, se ddministrata e Bushit nuk e duron dot, kur bashkëpunëtorë kompetentë shprehin mendimin e tyre.