1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

010911 Deutsche Waffen Libyen

2 Shtator 2011

Ushtarët gjermanë nuk morën pjesë në misionin në Libi. Por kjo nuk mund të thuhet për armët gjermane. Këtë e dëshmojnë pamjet e armëve të sulmit të prodhuesit gjermane Heckler & Koch, të cilat ranë në duart e rebelëve.

https://p.dw.com/p/12RlV
Armë sulmi e tipit G36 nga Heckler & Koch.
Armë sulmi e tipit G36 nga Heckler & Koch.Fotografi: AP

Duhet të ekzistojnë diçka e tillë si drejtësia që vë gjërat në vend: që në 4 mars kundërshtari ndoshta më i njohur i armatimit, Jürgen Grässlin, në një njoftim për shtyp kishte tërhequr vëmendjen për armët e sulmit të prodhuesit gjermane Heckler & Koch në Libi. Por njoftimi për shtyp i zyrës informuese për armatimet asokohe hasi pothuajse në vesh të shurdhër.

Aktivisti për paqen Jürgen Grässlin.
Aktivisti për paqen Jürgen Grässlin.Fotografi: picture-alliance/dpa

Tani gjërat kanë ndryshuar: aktivisti për paqen, Grässling, jo vetëm u nderua me çmimin e Ahenit për Paqen në 1 shtator, por ndërkohë janë shtuar njerëzit të cilët pyesin: si është e mundur që rebelëve në Tripoli i kanë rënë në duar pushtë G36 nga Oberndorfi gjerman. Pasi mbas marrjes së kryeqytetit libian gazetarët publikuan pamje nga plaçkitjet e rezidencës së Gaddafit dhe aty shiheshin rebelë që nxirrnin nga rezidenca edhe armë sulmi të Heckler & Koch, fare të reja.

Jan van Aken, ish-inspektor i OKB-së për armët dhe tani deputet i partisë "E Majta", kërkoi në televizion ngritjen e një komisioni hetimor në parlamentin federal:  „Tani ka vetëm tre mundësi: ose Heckler&Koch ka furnizuar Libinë në mënyrë të paligjshme, pa leje. Ose ia ka livruar armët një pale të tretë, e cila i ka çuar më pas në Libi. Ose qeveria gjermane gënjen. Tani fillimisht duhet të veprojë prokuroria, të hetojë mbi firmën prodhuese Heckler & Koch. Dhe së dyti unë dua të di me saktësi nga qeveria gjermane se çfarë është miratuar, nga kush dhe në ç'kohë."

Prokuroria heton

Prokuroria ka filluar tashmë nga puna. Heckler&Koch ka ngritur padi ndaj të panjohurve. Në një deklaratë në faqen e saj të internetit firma pretendon se nuk ka livruar në asnjë rast armë në Libi. Pra livrimi duhet të jetë bërë në rrugë të paligjshme.

Prodhuesi gjerman i armatimeve Heckler&Koch në Oberndorf.
Prodhuesi gjerman i armatimeve Heckler&Koch në Oberndorf.Fotografi: picture alliance / dpa

 Në Gjermani shitja e armëve është e rregulluar në ligjin për kontrollin e armëve të luftës. Për dhënien e lejeve të eksportit është përgjegjëse Ministria për Ekonomi dhe Teknologji. Sidoqoftë, lejet që jepen janë aq shumë sa sipas të dhënave të institutit të hulumtimeve për paqe SIPRI, sot Gjermania është eksportuesi i tretë më i madh në botë i armatimeve. Kundërshtari i armatimit Jürgen Grässlin e di që tipi i armës së sulmit G36 është i lakmuar në të gjithë botën: „G36 është më e lehtë se G3 dhe më e saktë. Kjo do të thotë: ushtarakët janë shumë të lumtur kur e kanë në duar. Në të ardhmen me të mund të qëllojnë edhe ushtarët fëmijë.“

Armët e gjetura në Libi janë të vitit 2003, thotë Grässlin. Armët janë eksportuar në Libi nga firma Heckler & Koch ose nga një partner në NATO. Në "librin e kontrollit për armët e luftës" të firmës, duhet të jenë të shënuara të gjitha armët e prodhuara dhe eksportuara. Prej tij mund të mësohet se në cilat shtete janë livruar armët G36.

Shmangie e kufizimeve përmes vendeve të treta

Eksperti për armatimet pranë qendrës "International Centre für Conversion" në Bonn, Michael Ashkenazi, konfirmon se blerësit me fuqi financiare gjejnë gjithnjë rrugë për të anashkaluar kufizimet në eksport, p.sh. përmes vendeve të treta: „Problemi i madh është që kur armët i janë livruar një shteti me sistem të korruptuar, apo ku zhvillohet një revolucion, si në Libi atëherë mund të zhduken papritur me mijëra armë.”

Ashkenazi theksoi për Deutsche Welle-n se sipas analizës së pamjeve që disponon deri tani, nuk llogarit me një numër të madhe të pushkëve nga Heckler & Koch në Libi.

Autor: Matthias von Hein / E. Xhani

Redaktoi: Elert Ajazaj