1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Jaron Lanier - Krijesa

Fjala është njerëzit, jo si shumë e të dhënave të tyre dhe si shërbëtorë të makinave, por si - krijesa.

Në fund Jaron Lanier bëhet patetik. "Le ta dashurojmë krijimin" u bën ai thirrje të pranishmëve në ceremoninë solemne në Kishën e Shën Palit. Ajo tingëllon si mesha e së dielës: Një pionier i internetit përbetohet për vlerën e krijimit. Jo se si e kërcënojnë atë terroristët dhe diktatorët është tema e fituesit të çmimit të Paqes, por se si koncernet e industrisë së ndërgjegjes e çmontojnë krijimin, e llogarisin dhe e programojnë atë - dhe bashkë me të edhe njerëzit. Kush përdor botën digjitale, lënë pas përditë një sasi në rritje të dhënash. Për kompani si Google, Facebook apo Amazon, individitët bëhen kështu gjithmë e më të parashikueshëm, dhe ato besojnë që e dinë se ç'mendon secili prej nesh apo se çfarë do të bëjë apo nuk do të bëjë secili prej nesh në të ardhmen. Ky është fundi i lirisë; një gjë e tillë madje nuk të shkakton dhimbje, sepse çdo hap i transformimit digjital paraqitet si bindës dhe i dobishëm. Por ne paguajnë për to, me çdo gjë që përbën deri tani jetën tonë.

Lanier ka kohë që e ka vënë re këtë prirje. Një dekadë më parë atij i kanë kërkuar shpesh që të merrte pjesë në koncerte bamirësie për artistë të njohur që nuk kishin më të ardhura, sepse muzika në internet ofrohet si kalim kohe të lirë. Puna mendore, patentat, kultura? Asgjë nuk është më e vlefshme, menjëherë në dispozicion, pa pagesë. Fillimisht kjo preku muzikantët, më pas gazetarët. Degë të tjera do të pasojnë - dhe me to edhe klasa e mesme. Në një anë miliarderë, që grumbullojnë para, pushtet dhe të dhëna, në tjetrën lypës, kjo është pamja e shoqërisë digjitale, në të cilën shtetin do ta zëvendësojnë korporatat.

Lanieri nuk e pranon këtë distopi. Ai dëshiron ta çojë në ekstrem kapitalizmin e të dhënave: koncernet duhet të na paguajnë ne për të dhënat tona. Ky do të ishte rivlerësimi i modelit kosto-përfitim, për të cilin kanë rënë dakord kompanitë e internetit me qeverinë amerikane dhe shërbimet sekrete. Parimi duhet të jetë: ne mbetemi zotër të vetes Është koha që evropianët, të cilët shpesh janë quajtur prej profetëve të Silicon Valley si të refuzues të së ardhmes të kalojnë në mbrojtje. Ata vërtet kanë mbetur pas zhvillimit teknik, por duhet të ngrihen të paktën kundër fundi të shëmbëlltyrës humane të njeriut. Fjala është për atë që thotë Lanier: për njerëzit, jo si shumë e të dhënave të tyre dhe si shërbëtorë të makinave por si - krijesa.