1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Jagoda Marinic: Çfarë është gjermane në Gjermani?

"Made in Germany" është tregues cilësie për prodhime të ndryshme. Por çfarë do të thotë sipas shkrimtares gjermano-kroate Jagoda Marinic "Made in Germany" kur është fjala për njerëzit?

Jagoda Marinic është një zë me ndikim në debatin për imigracionin. Ajo thotë, se Gjermania është sigurisht një vend emigracioni. Këtu jetojnë 16 milionë vetë me sfond emigrimi. Autorja me origjinë kroate jeton në Heidelberg, ku drejton programin kulturor të Qendrës Ndërkombëtare të Mirëseardhjes, e para e këtij lloji në Gjermani.

Znj. Marinic çfarë është gjermane për ju në Gjermaninë e sotme?

Gjermania është sot patjetër diçka e ndryshme nga 60 vjet më parë, kur, për shembull, prindërit e mi erdhën si punëtorë emigrantë. Në këtë moment kemi këtu - por edhe kudo në Evropë - lëvizje si Pegida që duan ta mohojnë këtë dhe preferojnë një kuadër shumë të ngushtë, kombëtar, që dëshirojnë që identiteti të mund të mbetet i njëjtë përgjithmonë, që njerëzit të mund të emigrojnë në një vend dhe në fund të fundit aty të mos ndryshojë asgjë. Pikërisht me pyetjen: "Çfarë është gjermane në Gjermani", apo markën "Made in Germany" unë dua të bëj të qartë se vendi ka kohë që ka ndryshuar, që në 60 vitet e fundit ky identitet ka pësuar një transformim. Dhe se Gjermania ka arritur një gjë shumë pozitive, pikërisht që këtë markë të krijuar së bashku e cila tani për fat të keq po diskreditohet gjithnjë e më tepër.

Në ekipin gjerman në Kampionatin Evropian në Francë ka disa lojtarë me të ashtuquajtur sfond emigrimi. Një gjë e tillë është e vështirë për t'u pranuar nga populistët e djathtë si zt. Gauland i partisë AfD. A është Gjermania sot më tepër Gauland apo Boateng?

Ndoshta Gjermania lufton pak me këtë fakt, por Gaulandi duket vërtet pak si ndonjë njeri i rrezatuar nga një kohë e lashtë. Para disa vitesh unë kam shkruar një artikull me titull "A ishte babai i Mesut Ozilit gjithashtu futbollist profesionist" dhe kanë vënë në dukje se nuk është domosdoshmërisht origjina e prindërve ajo që vendos se çfarë mund të kontribuojmë ne për shoqërinë. Unë e konsideroj megjithatë këtë retorikë të Gauland shumë të rrezikshme, se ajo kthehen sërish prapa dhe vë në pikëpyetje çdo gjë që faktikisht ishte pothuajse e normalizuar. Në fakt, edhe në dekadën e fundit, shumica e tifozëve ka brohoritur për golat e ekipit gjerman dhe nuk kishte rëndësi kush e kishte bërë golin. Tani papritmas Gauland bën pyetje që në fakt janë përgjigjur tashmë.

Pegida, AfD, Front National… pse gjithë kjo rritje e populistëve të djathtë në Evropë?

Kjo lidhet mbi të gjitha me paaftësinë tonë si një kontinent me mbi 500 milion vetë për t'u marrë me probleme të botës. Dhe unë mendoj se faj ka dhe fakti se Evropa ka fjetur kaq gjatë. Evropa ishte në një ëndërr liberale. Ajo nuk e ka kuptuar patjetër se çfarë pozicioni duhet të marrë në të vërtetë në këtë politikë globale, apo nëse do të prekej ndonjëherë prej saj. Unë besoj se Evropa ka qenë për shumë kohë shumë jopolitike dhe këtë e kanë shfrytëzuar disa forca dhe duke krijuar strukturat e tyre. Populistët e djathtë janë shumë të ndërlidhur dhe janë një rrezik për Evropën, sepse është mënyra se si ata mbrojnë idetë e tyre është në fakt një nga kërcënimet më të mëdha në Evropë, për vlerat mbi të cilat është ndërtuar Evropa.

Edhe politika ka përgjegjësi lidhur me populizimin e djathtë. P.sh. në Gjermani thuhej prej vitesh se vendi nuk është vend migrimi dhe harrohej se këtu jetonin 20 milionë të huaj dhe vetëm para katër pesë vjetësh u vu re se këta njerëz duhen për shkaqe demografike nëse duam të sigurojmë standardin.

Si mund të parandalohet që gabimet që janë bërë me "punëtorët mysafirë" të mos përsëriten kur është fjala për integrimin e refugjatëve?

Të mësuarit nga gabimet do të thotë për mua në këtë rast që të krijohen më të shpejtë mënyra që njerëzit të mund të jenë pjesëtarë të një vendi. T'u jepet më shpejt mundësia që ata të jenë anëtarë të plotë të kësaj shoqërie, së cilës ata duhet t'i japin diçka. Njerëzit vërtetë duan që të punojnë, shumica e tyre - për ta ndërtuar një vend së bashku dhe për të krijuar një ndjenjë të përbashkët identiteti.

A ka vepruar si duhet Angela Merkel apo edhe ajo ka bërë gabime dhe i ka bërë të pasigurt njerëzit në Gjermani?

Angela Merkel ishte me të vërtetë një figurë rrezatuese, e cila dukej se është evropiane që do t'i tregojë rrugën Evropës. Por ajo nuk është më, sepse sipas meje ajo ka kthyer gjithmonë pak si shumë kokën për të parë nga mbrapa. Ajo donte të drejtonte por vazhdimisht kthente kokën pas për të parë se kush po e ndiqte nga pas - dhe të tillë kishte shumë pak. Po ashtu ajo ka bërë shumë pak oferta. Ajo vërtetë nuk ka thënë se si donte ta zgjidhte këtë. Edhe pse ajo ka theksuar që ne duhet të jemi sigurisht humanë dhe se kur shoh se njerëzit si të thuash po vdesin para derës sime duhet t'u hap derën.

Në të njëjtën kohë ajo nuk tha se si donte t'u ndihmonte pastaj komunave dhe landeve, për t'u marrë me këto çështje. Ishte gjithmonë një po dhe jo, më së shumti e pakoordinuar. Në këtë mënyrë ajo ka humbur shumë. Kur një udhëheqës shpreh dyshime ose nuk sjell me vete besueshmëri të vërtetë, bëhet sigurisht e vështirë për njerëzit. Nga ana tjetër, ajo na kujtoi vlerat. Dhe kjo meritë nuk duhet t'i hiqet nisur nga fakti se si po zhvillohen gjërat tani. Ajo na kujtoi një farë kohe vlerat që i shkojnë Evropës.