1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Izraeli teston me sukses sistemin e mbrojtjes nga raketat

Sistemi i mbrojtjes me emertimin "katapultat e Davidit" shërben për të kapur raketa me rreze të mesme deri në 300 kilometra dhe do të hyjë në veprim në vitin 2014.

Sistemi Kupola e hekurt reagon ndaj raketave të Hamasit

Sistemi "Kupola e hekurt" reagon ndaj raketave të Hamasit

Izraeli njoftoi se ka testuar me sukses një sistem të ri për mbrojtjen nga raketat. Ushtria njoftoi se në jug të vendit është hedhur një raketë nga qielli. Sistemi i mbrojtjes me emertimin "katapultat e Davidit" shërben për të kapur raketa me rreze të mesme deri në 300 kilometra dhe do të hyjë në veprim në vitin 2014. Testi tregoi se sistemi bën të mundur nxjerrjen jashtë loje të raketave balistike me një rreze të shkurtër veprimi 50 deri në 200 km., njoftoi televizioni izraelit.

Ushtarë izraelitë pranë sistemit antiraketor Kupola e hekurt

Ushtarë izraelitë pranë sistemit antiraketor "Kupola e hekurt"

Kështu Izraeli dëshiron të mbrohet në rradhë të parë kundër sulmeve nga Hizbollahu radikal islamik, që kërcënon nga Libani. "Katapultat e Davidit" u prodhua në bashkëpunim me koncernin amerikan të armatimit Raytheon Company. Izraeli ka tashmë dy sisteme për mbrojtjen kundër raketave me rreze të gjatë veprimi, kundër atyre nga Irani dhe kundër raketave me rreze të shkurtër nga Rripi i Gazës. Gjatë konfliktit të fundit në Gaza, për shembull, sistemi "Kupola e hekurt" bëri të mundur eliminimin e 85% të raketave të destinuara për Izraelin.